Page 105 - Demo
P. 105


                                    TEMATIKA 3 BAZAT E TË DHËNAVE DHE MENAXHIMI I TYRETabela 1Bazat e të dhënave të centralizuara Bazat e të dhënave të shpërndaraNjë bazë të dhënash në një vendndodhje në rrjetDy ose më shumë baza të dhënash që ndodhen në vende të ndryshme në rrjet Përparësi:Duke qenë se është vetëm një bazë të dhënash është e thjeshtë të:- kemi një pamje të plotë të të dhënave;- administrojmë, rifreskojmë dhe ruajmë të dhënat.Përparësi:Të kemi shumë baza të dhënash do të thotë:- përdoruesit nuk do të interferojnë te njëri-tjetri gjatë qasjes/manipulimit të të dhënave;- shpejtësi më e larte duke qenë se të dhënat qasen në njyjet më të afërta;- Nëse një nyje bie (nuk është e disponueshme), sistemi mund të jetë i disponueshëm.Mangësitë:- Krijon problem kur përdorues të shumëfishtë duan të kenë qasje dhendryshojnë të njëjtat të dhëna.Mangësitë:- duhet kohë e lartë sinkronizimi i nyjeve;- duhet replikim i të dhënave për çdo ndryshim në bazën e të dhënave.PROVO VETENkthimit të përgjigjes duke minimizuar vonesat. Gjithashtu, mund të jetë e mundur që kërkesat e ndërlikuara për të dhëna të ndahen dhe të procesohen nga nyje të ndryshme në të njëjtën kohë, duke siguruar një kthim përgjigjeje të shpejtë.Mangësitë e bazave të të dhënave të shpërndara janë:• Ato kanë kosto dhe kompleksitet të lartë të programeve. Për të administruar një bazë të dhënash të shpërndarë nevojitet një sistem administrimi bazash të dhënash të shpërndarë shumë i ndërlikuar (kompleks), i cili duhet të sigurojë që natyra e shpërndarë e sistemit të jetë sa më transparente.• Ato kanë procesim të lartë. Nyje të ndryshme mund të shkëmbejnë informacione dhe realizojnë veprime shtesë për të siguruar koordinimin e duhur midis të dhënave të nyjeve të ndryshme.• Ato mund të rrezikojnë integritetin e të dhënave. Një efekt anësor i kompleksitetit të lartë dhe nevojës së lartë për koordinim, është rreziku i lartë për të pasur të dhëna të kompromentuara dhe probleme të tjera me integritetin e të dhënave.• Ndonjëherë japin përgjigje të ngadaltë. Nëse të dhënat nuk janë shpërndarë në mënyrën e duhur, sipas përdorimit të tyre ose nëse një kërkesë për të dhëna nuk është dizenjuar siç duhet, përgjigjja për të dhënat mund të jetë shumë e ngadaltë.1. Çfarë është një bazë të dhënash e shpërndarë dhe sistemi i administrimit të bazës së të dhënave të shpërndarë?2. Çfarë është replikimi dhe fragmentimi?3. Nga ndryshon baza e të dhënave të shpërndarë homogjene nga ajo heterogjene?4. Cilat janë përparësitë dhe mangësitë e bazës së të dhënave të shpërndarë?103
                                
   99   100   101   102   103   104   105   106   107   108   109