Page 106 - Demo
P. 106
Nxënësi/ja:3.12Shumica e të dhënave që gjenerohen sot online, janë të dhëna të pastrukturuara dhe është e vështirë që ato të administrohen nga teknologjitë tradicionale të administrimit të të dhënave. Ato mund të arrijnë disa terabyte në ditë. Kështu që teknologjitë tradicionale dhe SABDhR e kanë të vështirë të administrojnë këtë sasi të madhe dhe të shumëllojtë të dhënash. Big datana ofron mjete, metoda dhe teknologji të cilat përdoren për të ruajtur, kërkuar dhe analizuar këto sasi të mëdha dhe të shumëllojshme të dhënash me shpejtësi shumë të madhe, për të gjetur lidhje të padukshme dhe informacione që mund të përdoren për parashikime në të ardhmen. Ka një shumëllojshmëri teknologjish të big data-ve. Disa nga këto teknologji janë: Apache Hadoop, Apache Spark, Apache Kafka, R etj. Analizimi i big data-ve aplikohet gjerësisht në fusha të ndryshme si: në sektorin publik, në shëndetësi, në mësimdhënie, në shërbimet e sigurisë, në industri dhe transport, në sektorin bankar etj.Big data-t janë vëllime shumë të mëdha të dhënash, të cilat analizohen në mënyrë kompjuterike për të zbatuar modele, tendenca dhe grupime, veçanërisht, në lidhje me sjelljen dhe ndërveprimet njerëzore. Karakteristikat e big data-ve Për të kuptuar big data-t, fillimisht duhet të kuptojmë karakteristikat e tyre, ato që zakonisht quhen 5 V-të e big data-ve, të cilat radhiten si më poshtë:• Vëllimi (Volume) i referohet sasive të mëdha të dhënash të gjeneruara në çdo sekondë. Mendoni sa email-e, foto, mesazhe, video etj. dërgon çdo person sot. Kjo sasi e madhe të dhënash të gjeneruara çdo sekondë, nuk mund të ruhet dhe analizohet nga teknologjitë tradicionale të bazave të të dhënave. Nëpërmjet teknologjive të big data-ve ne mund të ruajmë dhe përdorim këto të dhëna duke përdorur dhe teknologjitë e sistemeve të shpërndara.• Shpejtësia (Velocity) i referohet shpejtësisë së gjenerimit, transmetimit dhe përpunimit të të dhënave të reja. Teknologjia big data na mundëson që të analizojmë të dhënat ndërkohë që ato janë duke u gjeneruar, pa pasur nevojë që t’i ruajmë ato në baza të dhënash.• Varieteti (Variety) i referohet llojeve të ndryshme të të dhënave që mund të përdoren. Në të shkuarën shumica e të dhënave të përdorura kanë qenë të dhëna të strukturuara, të cilat ruheshin në baza të dhënash relacionale. Sot mbi 80% e të Analiza e të dhënave II (Big data) mëson se sasitë e mëdha të të dhënave mund të analizohen nëpërmjet big data-ve: kupton se të dhënat mund të analizohen për të identifikuar modele, tendenca dhe grupime në lidhje me sjelljen njerëzore dhe ndërveprimet.Sasia e të dhënave të gjeneruara sot në mediat online ose në rrjete sociale është shumë e madhe dhe e shumëllojtë. A dini ndonjë metodë apo teknologji që na mundëson të administrojmë dhe analizojmë sasi shumë të mëdha dhe të shumëllojta të dhënash? Diskutoni mbi këtë temë me njëri-tjetrin. Kërkoni në internet informacion rreth big data-ve.Aktivitet:Fig. 1104

