Page 108 - Demo
P. 108


                                    TEMATIKA 3 BAZAT E TË DHËNAVE DHE MENAXHIMI I TYREprodukt tjetër. Kjo do të thotë se pothuajse të gjitha produktet blihen bashkë me qumështin, por rrallë bashkë me një thikë. Ky çekuilibër e bën shumë më të ndërlikuar krahasimin e probabiliteteve të ndryshme. Gjithashtu është akoma më e ndërlikuar të gjenden grupe produktesh që blihen bashkë. Një metodë e suksesshme në këtë rast do të ishte një analizë matematikore, që vlerëson vetëm kombinimet më të shpeshta dhe jo të gjitha opsionet. Më poshtë jepen disa nga zbatimet e big data-ve.• Në zhvillimin e produkteve. Duke analizuar të dhënat e mbledhura nga blerësit, shitësit e produkteve mund të parashikojnë se çfarë produktesh duhet të zhvillojnë për të rritur shitjet.• Në sektorin e prodhimit. Big data-t mund të përdoren për të identifikuar makineritë dhe proceset, të cilat mund të sjellin problemeve në cilësi.• Në shpërndarjen e produkteve. Duke analizuar të dhëna mbi shitjet dhe preferencat e klientëve mund të bëhet një shpërndarje e duhur e produkteve. • Në marketing. Big data ndihmon në identifikimin e strategjive të marketingut për të rritur fitimin. • Në administrimi i çmimeve. Një faktor i rëndësishëm në ruajtjen e pozicionit në treg është administrimi i çmimit të produkteve. Big data-t luajnë një rol shumë të rëndësishëm për të njohur tendencat e çmimeve në treg.• Në administrimin e burimeve njerëzore. Big data-t kanë ndryshuar mënyrën e rekrutimit dhe administrimit të burimeve njerëzore në një kompani. Nga analiza e tyre kompanitë mund të identifikojnë karakteristikat dhe sjelljet e një punonjësi të suksesshëm dhe efektiv. • Në sektorin bankar. Nëpërmjet big data-ve sistemi bankar mund të përdorë të gjithë sasinë e madhe të të dhënave që zotëron për të monitoruar në mënyrë të vazhdueshme dhe në kohë reale transaksionet e klientëve duke siguruar burimet e nevojshme që i duhen klientit.• Në sektorin financiar. Analizimi i big data-ve i ka ndihmuar dhe i ndihmon gjithmonë e më shumë investitorët që të ndërmarrin vendime për investime sa më të qëndrueshme dhe fitimprurëse. • Në telekomunikacion. Kompanitë në fushën e telekomunikacionit prodhojnë mijëra të dhëna të reja në çdo sekondë. Ato mund të përdorin analizën e big data-ve, p.sh. për të optimizuar përdorimin e rrjetit të tyre duke identifikuar periudhat me trafik më të lartë dhe në këtë mënyrë marrin masa për një shërbim sa më të mirë. • Në shërbimin shëndetësor. Big data-t mund të përdoren për të analizuar të dhënat në sistemin elektronik të shënimeve mjekësore me qëllim zvogëlimin e shpenzimeve dhe përmirësimin e kujdesit të pacientit.• Në turizëm. Tashmë njerëzit dinë më shumë për botën dhe kanë gjithmonë e më shumë rrugëtime të detajuara për vendet që mund të vizitojnë falë big data-ve.PROVO VETEN1. Çfarë është big data?2. Cilat janë pesë V-të e big data-ve?3. Përmend disa zbatime të big data-ve.106
                                
   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112