Page 11 - Demo
P. 11


                                    Nxënësi/ja:Marrja e udhëzimitÇ'kodifikimi i udhëzimitZbatimit i udhëzimitMënyra e punës së CPU-së1.2 kupton ciklin fetch-execute.Kompjuteri Little Man (LMC) është një simulator që modelon tiparet themelore të njëkompjuteri modern. Ai bazohet në arkitekturën Von Neumann, e cila përmban një njësi përpunimi qendror të përbërë nga një njësi logjike aritmetike dhe regjistra, një njësi kontrolli që përmban një regjistër instruksionesh dhe numërues programi, mekanizma hyrës e dalës, si dhe memorie për të ruajtur të dhënat dhe udhëzimet.LMC bazohet në konceptin e një njeriu të mbyllur në një dhomë të vogël ose brenda një kompjuteri, që vepron si njësia e kontrollit të një CPU-je, d.m.th. merr instruksione nga memoria, dekodon dhe ekzekuton udhëzimet, si dhe menaxhon hyrjen dhe daljen. LMC mund të programohet duke përdorur ose \Code\Language\Aktivitet:Puna kryesore e CPU-së është të zbatojë programet. Për të zbatuar një program, fillimisht, kodi i programit kopjohet nga kujtesat sekondare në kujtesën kryesore ose primare. Numëruesi i programit (Program Counter) të CPU-së vendoset në vendndodhjen e kujtesës, ku ruhet udhëzimi i parë në program dhe fillon zbatimi. Më pas programi vijon punën derisa të zbatohet.Në një program, secili udhëzim i kodit të makinës zë një vend ose lë gjurmë në kujtesën kryesore. Këto gjurmë (ose vendet e kujtesës) kanë një adresë unike të kujtesës. Numëruesi i programit (PC) ruan adresën e secilit udhëzim dhe i tregon CPU-së në çfarë mënyre duhet të kryhen.Kur një program është duke u zbatuar, CPU-ja kryen një cikël të caktuar udhëzimesh (fetch-decode-execute), që ndryshe njihet si cikli fetch-execute, i cili përsëritet pa pushim deri në arritjen e udhëzimit STOP. Ky cikël është veprimi bazë i çdo kompjuteri dhe fillon sapo ai ndizet. Fillimi i ciklitÇdo CPU e kompjuterit mund të ketë cikle të ndryshme, bazuar në rregullat që duhet të ndjekë sipas udhëzimeve, por çdo cikël kalon nëpër tre hapa kryesore: marrja (Fetch), çkodifikimi (Decode), zbatimi (Execute) i udhëzimit (fig. 2).Cikli fillon sapo kompjuteri ndizet, me një vlerë fillestare të PC-së (Program Counter), që është paracaktuar nga arkitektura e sistemit. Në mënyrë tipike kjo adresë tregon një sërë udhëzimesh në kujtesën e leximit (ROM), e cila fillon procesin e ngarkimit (ose nisjes) të sistemit operativ.Fig. 1Fig. 29
                                
   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15