Page 110 - Demo
P. 110
TEMATIKA 2 ALGORITMIKA DHE PROGRAMIMI15. Cila deklaratë përdoret për të krijuar një bazë të dhënash me emrin Nxenes?a. CREATE DATABASE TABLEb. CREATE TABLEc. CREATE DBd. CREATE DATABASE Nxenes;16. Cila deklaratë përdoret për të përditësuar të dhënat e një tabele?a. SAVE ASb. UPDATEc. SAVEd. MODIFY17. Cili është kodi i saktë në SQL për të krijuar një pyetësor që kthen të dhënat që ndodhen në fushën Emri të tabelës Person?a. SELECT Emri FROM Person;b. SELECT Person.Emri;c. EXTRACT Emri FROM Person;18. Shkruaj kodin SQL që shfaq të gjitha të dhënat e regjistrimeve nga tabela Person, ku emrin i personit (vlera e kolonës Emri) është Petrit. Rendit regjistrimet në rendin alfabetik rritës sipas mbiemrit (kolona Mbiemri).19. Cili është kodi në SQL për të shfaqur të gjitha regjistrimet në tabelën Person, duke i renditur në rendin alfabetik sipas emrit (kolona Emri) dhe më pas sipas rendit alfabetik të mbiemrit (kolona Mbiemri). 20. Cila fjalë kyçe përdoret në SQL për të renditur rezultatet?a. SORTb. ORDER BYc. ORDERd. SORT BY21. Cili nga kodet e mëposhtëm është i saktë për të shtuar një regjistrim të ri në tabelën Person?a. INSERT VALUES (‘Jimmy’, ‘Jackson’) INTO Personsb. INSERT (‘Jimmy’, ‘Jackson’) INTO Personsc. INSERT INTO Persons VALUES (‘Jimmy’, ‘Jackson’)22. Shkruaj kodin në SQL për të ndryshuar mbiemrin (kolona Mbiemri) nga Shehu në Shehaj në tabelën Person.23. Cili është dallimi në mes verifikimit dhe vlefshmërisë?24. Çfarë është integriteti i të dhënave?25. Në një bazë të dhënash çfarë nënkuptohet me konkurrencë?26. Në një bazë të dhënash çfarë nënkuptohet me izolim, qëndrueshmëri, atomicitet dhe përputhshmëri? 27. Krahaso bazat e të dhënave të centralizuara me bazat e të dhënave të shpërndara. 28. Plotëso tekstin me fjalët: homogjene, heterogjenea. Në një bazë të dhënash të shpërndarë ______________ të gjitha nyje (bazë të dhënash) përbërëse janë pajisje të të njëjtit lloj dhe në to ekzekutohen të njëjta programe.b. Në një bazë të dhënash të shpërndarë _________nyje të ndryshme mund të jenë pajisje të llojeve të ndryshëm dhe në to ekzekutohen programe të ndryshme.29. Çfarë është big data dhe cilat janë pesë V-të e saj?108

