Page 112 - Demo
P. 112


                                    4.1Nxënësi/ja:Kontrolli i gabimeve kupton që numri i bite-ve që nevojiten, varet nga paparashikueshmëria e përmbajtjes së informacionit dhe metoda e digjitalizimit.Lexoni lajmin: “Bllokohet komunikimi në whatsapp në të gjithë Evropën. Për rreth 2 orë përdoruesit e rrjetit social nuk kanë mundur të shkëmbejnë mesazhe mes tyre. Kompania deklaron se gjithçka ka ardhur për shkak të një problemi në sistem, tashmë i rregulluar”. Si mendoni ju, cilat mund të jenë shkaqet e bllokimit? Kërko në internet mbi raste të tjeratë bllokimit të rrjetit. Lexo arsyet e bllokimit.Aktivitet:Dërgimi i të dhënave në sasi të mëdha mund të shkaktojë bllokimin e rrjetit. Kjo ndodh për shkak se sasia e madhe e informacionit që transmetohet, mund të ngadalësojë punën e rrjetit si dhe ekziston mundësia e gabimeve gjatë transmetimit. Prandaj të dhënat ndahen në njësi më të vogla që quhen paketa, kështu që gabimi, po qe se shfaqet, të ndikojë vetëm në një pjesë të vogël të informacionit (të dhënave). Si rrjedhim, vetëm ajo pjesë të ridërgohet. Paketat dërgohen sipas një radhe të caktuar dhe kur arrijnë në vendmbërritje, ato grumbullohen dhe përsëri bashkohen sipas radhës për të formuar të dhënën origjinale (fig. 1). Madhësia e të dhënave varion nga 512 bite në 4 Kbite. Kështu, për transmetimin e të dhënave mbi 4 Kbitenevojiten sasi të mëdha paketash. Çdo paketë përmban të dhëna kontrolluese të cilat mundësojnë: • që të dhënat origjinale, të ndara, të dërgohen si tërësi më të vogla;• që të dhënat përsëri të bashkohen sipas radhës së caktuar, kur të arrijnë në vendmbërritje;• të bëhet përsëri verifikimi i gabimeve në të dhënat kur të bashkohen.Qëllimi i kontrollit të gabimeve është të sigurojë që informacioni i marrë nga marrësi, është saktësisht informacioni i transmetuar nga dërguesi. Meqë kanali i komunikimit është shumë i pasigurtë, marrësi duhet të jetë në gjendje të kontrollojë të dhënat e marra, nëse përmbajnë gabime. Termi i kontrollit të gabimit përcaktohet si procesi i identifikimit ose korrigjimit të gabimit të ndodhur në të dhënat e transmetuara. Ekzistojnë dy lloje të mekanizmave të kontrollit të gabimeve:Kontrollimi i gabimit të hyrjes. Informacioni i tepërt transmetohet së bashku me të dhënat e dobishme. Prandaj marrësi jo vetëm që zbulon gabimin, por gjithashtu përcakton vendndodhjen e gabimit në të dhënat. Kjo metodë nuk përdoret gjerësisht, për shkak të numrit të informatave shtesë të tepërta.Kontrolli i gabimit të reagimit (feedback). Së bashku me secilin karakter, shtohet një sasi e vogël informacioni shtesë vetëm për zbulimin e gabimit. Marrësi nuk kryen korrigjim të gabimit. Nëse të dhënat e pranuara përmbajnë gabim, atëherë të gjithë të dhënat ritransmetohen. Prandaj teknikat e reagimit kryejnë zbulimin e gabimeve dhe ritransmetimin.DërguesiMarrësiNyjaGNyjaDNyjaENyjaH Paketat bashkohen për tëdhënë mesazhin origjinalMesazhi ndahet nëpaketa blu, kuqe, jeshileNyjaBNyjaCNyjaFNyjaINyjaAFig. 1110
                                
   106   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116