Page 113 - Demo
P. 113


                                    TEMATIKA 4 TRANSMETIMI I TË DHËNAVE, RRJETET DHE INTERNETI Llojet e gabimeve gjatë transmetimitKomunikimi i të dhënave është koha që i duhet informacionit ose të dhënave për të udhëtuar në një vend tjetër. Kjo mund të përfshijë një sistem kompjuterik që dërgon të dhëna në një server, në një ndërtesë, në një tjetër server ose në të gjithë botën. Në komunikimet e të dhënave mund të ndodhin disa gabime, kur të dhënat kalojnë përmes kanaleve kompjuterike. Këto gabime mund të jenë: • Zhurma, që vijnë si rezultat i interferencës së valëve të ndryshme gjatë transmetimit të të dhënave.• Gabime të rastësishme të bite-ve, që ndodhin gjatë riorganizimit të bite-ve në mënyrë rastësore gjatë transmetimit duke prishur renditjen e tyre kur arrijnë te marrësi. Zakonisht ndodh kur të dhënat janë të mëdha. • Kryqëzimi është një term për të përshkruar se si dy komunikime të ndryshme të të dhënave mund të ndërthuren së bashku në një transmetim kompjuterik. Pra mund të ndodhë përzierja e të dhënave.Ekzistojnë skema të ndryshme të zbulimit të gabimit. Lloji i skemës së zbulimit varet nga lloji i gabimit dhe lloji i transmetimit (sinkron ose asinkron). Kodi më i përdorur gjerësisht për zbulimin e gabimeve është kodi i kontrollit ciklik të tepricave (CRC). Kodi CRCPërmbajtja e të dhënave kontrolluese (trailers) varet nga metoda e komunikimit dhe e protokollit. Të dhënat kontrolluese zakonisht përmbajnë një përbërës (komponent) për kontrollin e gabimeve, që quhet kontrolli ciklik i tepricave (CRC cyclical redundancy check). CRC është një kod i gjurmimit (dedektimit) të gabimit, që përdoret për zbulimin e gabimeve gjatë transmetimit të të dhënave. CRC është numër që përftohet me llogaritje matematikore të paketës në kompjuterin e dërguesit. Kur paketa arrin, llogaritja bëhet përsëri. Nëse rezultati është identik, kjo nënkupton se të dhënat edhe pas transmetimit janë të pandryshueshme. Nëse rezultati i llogaritjes nuk është i njëjtë, nënkupton që kemi gabim në transmetim. Në këtë rast, CRC sinjalizon kompjuterin dërgues që përsëri të dërgojë të dhënat.Në sistemet sinkrone përdoret gjerësisht mënyra e kodit CRC, në të cilën përdoret një proces pjesëtimi me një numër binar të njohur. Rezultati i pjesëtimit në mbetjen binare, që është kodi CRC, i shtohet mesazhit origjinal dhe dërgohen te marrësi. Marrësi kryen një pjesëtim të njëjtë të mesazhit të marrë dhe e krahason mbetjen rezultuese me kodin CRC të marrë. Po të përputhen të dy kodet CRC, mesazhi pranohet si pa gabime. Në rast të kundërt, zbulohet se ka gabime dhe sistemi mund të kërkojë ritransmetimin e mesazhit nga dhënësi duke përdorur protokollet e kërkesës automatike për përsëritje (ARQ). Një mënyrë e tillë është shumë e efektshme për zvogëlimin e gabimeve në sistemin e transmetimit. Për shembull, mund të vërtetohet se një kod CRC 16 bite-sh lejon një bite gabim të pazbuluar në çdo 1014 bite të transmetuara.Fig. 2PROVO VETEN1. Pse nevojitet kontrolli i gabimeve dhe cilat janë llojet e kontrollit?2. Pse informacioni ndahet në njësi më të vogla? Si quhen këto njësi?3. Si funksionon CRC-ja?Dërguesi Marrësizero - e pranonjo zero - nuk e pranonn - bite n - biteTeprican - biten+1 - biteTepricëPjesëtues PjesëtuesCRC Të dhënaCRC Të dhëna00...0 Të dhënaCRC111
                                
   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117