Page 114 - Demo
P. 114
Nxënësi/ja:4.2Gabimet në fluksin e të dhënave mund të zbulohen duke shtuar në dhënie bite, që quhen bitetë kontrollit. Kjo quhet metoda me tepricë e kontrollit të gabimit, sepse bite-t e kontrollit nuk janë pjesë e mesazhit të përdoruesit. Kërkesa për ripërsëritje automatike (ARQ)Për korrigjimin e gabimit me mënyrën e çiftësisë duhet kërkuar ritransmetimi i mesazhit të marrë me gabime, ARQ (Automatic Repeat Request). Kërkesa për përsëritje automatike është një protokoll i kontrollit të gabimit që nis automatikisht një thirrje për të ritransmetuar çdo paketë ose kornizë të dhënash, kur të dhënat merren të pasakta. Por jo të gjithë sistemet që përdorin çiftësinë për zbulimin e gabimeve, përdorin ARQ. Disa vetëm informojnë përdoruesin se është zbuluar gabim në marrjen e mesazhit, siç tregohet në figurën 1, ku NACK (jo-njohje) tregon që ka ndodhur një gabim.ARQ është një metodë e kontrollit të gabimit për transmetimin e të dhënave, që përdor kode të zbulimit të gabimit, mesazhe njohjeje dhe/ose mesazhe negative të njohjes si dhe kalimin e kohës (timeout) për të arritur transmetim të besueshëm të të dhënave. Një konfirmim (ACK- njohje) është një mesazh i dërguar nga marrësi për të treguar se ka pranuar në mënyrë korrekte një kornizë (frame) të dhënash.Zakonisht, kur transmetuesi nuk merr pranimin para se të ndodhë afati kohor (p.sh. brenda një kohe të arsyeshme pas dërgimit të kornizës së të dhënave), ai ritransmeton kornizën derisa të merret në mënyrë korrekte ose gabimi vazhdon përtej një numri të paracaktuar të ritransmetimeve. ARQ është e përshtatshme nëse kanali i komunikimit ka kapacitet të ndryshëm ose të panjohur, siç është interneti. Kodi i korrigjimit të gabimit Kodi i korrigjimit të gabimit (ECC error correcting code) ose korrigjimi i gabimit të reagimit (FEC) është një proces i shtimit të disa bite të dhënash në një mesazh, të tilla që mesazhi mund të merret nga një marrës edhe kur ndodh një numër gabimesh, gjatë procesit të transmetimit ose në ruajtje. Meqenëse gjatë dërgimit të korrigjimit të gabimit nuk kërkohet rrugë kthimi, atëherë kjo metodë është e përshtatshme për transmetim të thjeshtë të dhënash. Metodat e zbulimit dhe korrigjimit të gabimeve kupton ndikimin e kompromentimit të të dhënave dhe përdorimin e shtimit të të dhënave me qëllim gjetjen dhe korrigjimin e gabimeve.Në mësimin e kaluar mësuat se një nga faktorët e ngadalësimit të transmetimit të të dhënave në rrjet është ekzistenca e gabimeve. Por cilat janë metodat e zbulimit të tyre?Aktivitet:Marrësi Fig. 1ACK1 2 21 2OK!JOOK!112

