Page 115 - Demo
P. 115


                                    TEMATIKA 4 TRANSMETIMI I TË DHËNAVE, RRJETET DHE INTERNETIMetoda më e thjeshtë është shtimi i bite-it të çiftësisë (1 ose 0) te kodi i çdo karakteri te transmetuesi, për të siguruar që numri i bite-ve të marra (1 ose 0) te marrësi është i njëjtë me numrin e bite-ve të transmetuar. Këto bite shtesë quhen bite të çiftësisë dhe mund të vendosen në 1 ose 0, në mënyrë të tillë që rezultati i përgjithshëm të dalë tek ose çift dhe quhen përkatësisht çiftësi teke ose çifte. Në marrje gjenerohet një bite çiftësie tjetër, i cili krahasohet me çiftësinë e marrë dhe po të ndryshojnë nga njëri-tjetri zbulohet gabimi, në të kundërt marrja pranohet si e rregullt. Zbulimi i gabimit sipas çiftësisë është i sigurt vetëm në qoftë se është ndryshuar vetëm një bite i karakterit. Kodet e korrigjimit të gabimeve shpesh përdoren në komunikimin me shtresë të ulët si dhe për ruajtje të besueshme në: CD, DVD, hard disk dhe RAM. Në përgjithësi çdo fjalë të dhënash paraqitet si një fjalëkod unik. Një gabim e ndryshon kodin duke e kthyer në një fjalëkod të gabuar, i cili mund të zbulohet. Në figurën 2 jepet një shembull i zbulimit të gabimit në një fjalëkod. Në marrje duhet të ishte fjalëkodi 1100001, pasi janë shtuar bite-t e çiftësisë çifte 0110001 (me të kuqe janë byte-t shtesë), por është marrë fjalëkodi 1100011. Pra, zbulohet se ka ndodhur një gabim gjatë transmetimit. PROVO VETEN1. Cilat janë metodat e zbulimit dhe korrigjimit të gabimeve gjatë transmetimit?2. Krahaso tre metodat e korrigjimit të gabimeve. Metoda hibrideKjo metodë është kombinimi i ARQ-së me FEC-në. Ka dy modele të saj:• Mesazhet transmetohen gjithmonë me të dhënat e barazisë të FEC-së. Një marrës çkodifikon një mesazh duke përdorur informacionin e barazisë dhe kërkon ritransmetimin duke përdorur ARQ-në vetëm nëse të dhënat e barazisë nuk janë të mjaftueshme për çkodifikim të suksesshëm.• Mesazhet transmetohen pa të dhëna barazie (vetëm me informacionin e zbulimit të gabimeve). Nëse një marrës zbulon një gabim, ai kërkon informacionin e FEC-së nga transmetuesi duke përdorur ARQ-në për të rindërtuar mesazhin origjinal.Fig. 2(a) Kodimi i 1100 Bitet e çiftësisë(b) Shtimi i çiftësisëçifte(c) Gabim në ACGabimACB00 0 00000CA AB BC 1 1 1 1 10111 1113
                                
   109   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119