Page 116 - Demo
P. 116


                                    Nxënësi/ja:4.3Kuantizimi dhe kompresimi i të dhënave mëson çfarë është kuantizimi i të dhënave; kupton pse kompresimi i të dhënave është i nevojshëm; kupton ndryshimin midis kompresimit (ngjeshjes) së informacionit me dhe pa humbje.Shikoni figurat (fig. 1) dhe shpjegoni çfarë procesi ka ndodhur në secilën prej tyre.Aktivitet: Kuantizimi i të dhënaveKuantizimi është përafrimi i informacionit nëpërmjet një bashkësie të fundme të fjalëkodeve (kodeve), ku diapazoni i vlerave të mundshme të të dhënave hyrëse ndahet në intervale të kuantizimit dhe të gjitha vlerat, të cilat i takojnë një intervali, kodifikohen me kodin e atij intervali.Gjatë çkodifikimit (dekuantizimit) kodi i çdo intervali çkodifikohet si vlerë karakteristike e atij intervali, i cili paraqet nivelin ose shkallën e kuantizimit, kështu që mund të thuhet se çdo vlerë hyrëse paraqitet me vlerën më të përafërt të nivelit të kuantizimit. Gjatë dekuantizimit kuptohet që nuk mund të fitohet vlera origjinale hyrëse, por një vlerë karakteristike (niveli i kuantizimit) për çdo interval. Kodifikimi është një proces i cili bën shndërrimin e mesazhit (të dhënat), i cili do të dërgohet, nga forma origjinale në një formë tjetër (varg fjalëkodesh) më të përshtatshme për transmetim, për kontroll të gabimeve apo për ruajtje. Për këtë arsye është i domosdoshëm procesi i digjitalizimit ose i konvertimit nga mesazh analog në digjital. Kjo mund të realizohet nëpërmjet konvertuesve A/D (analog/digjital). Gjatë konvertimit A/D kuantizimi është i domosdoshëm, sepse qarku që bën shndërrimin, ka domosdoshmërisht numër të fundëm të bite-ve me të cilët paraqiten vlerat digjitale të mesazhit. Kështu p.sh. nëse kemi në dispozicion 2 bite, atëherë mund të kodifikojmë 4 nivele të kuantizimit, si në figurën 2.  Kompresimi i të dhënaveMe qëllim që të dërgohen sa më shumë të dhëna nga një pajisje në një pajisje tjetër, është e domosdoshme që të dhënat të kompresohen (ngjishen), d.m.th. që mos të dërgohen të dhënat me numër standard të bite-ve, por të reduktohet ky numër.Kompresimi (ngjeshja) është një term që përdoret për të përshkruar mënyrat e zvogëlimit të madhësisë së skedarit. Skemat e kompresimit mund të jenë me humbje ose pa humbje (lossyor lossless).Për disa të dhëna të gjitha informacionet, që përmban ajo e dhënë, janë të rëndësishme dhe mesazhi që pranohet në pajisjen marrëse duhet të jetë identik sikurse ai në pajisjen dërguese, 11100100Fig. 1Fig. 2114
                                
   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120