Page 117 - Demo
P. 117
TEMATIKA 4 TRANSMETIMI I TË DHËNAVE, RRJETET DHE INTERNETIpërndryshe e dhëna humb kuptimin. Prandaj për këto mesazhe duhet të përdoren teknikat e kompresimit pa humbje, pra mesazhi i rikonstruktuar pas kompresimit duhet të jetë identik me mesazhin origjinal që dërgohet.Kompresimi pa humbje përdoret për kompresimin e të dhënave si kodet e ekzekutueshme, skedarët e tekstit dhe të dhënat numerike, sepse programet që përpunojnë të dhëna të tilla nuk mund të tolerojnë gabimet në të dhëna. Kompresimi pa humbje, zakonisht, nuk do të kompresojë skedarët ashtu si teknikat e kompresimit me humbje dhe kërkon më shumë fuqi përpunimi për të arritur kompresimin.Në anën tjetër, kemi disa të dhëna të cilat përmbajnë informacione, që edhe po të humbin, nuk humb kuptimi i të dhënës. Për shembull në rastin e intensitetit të ngjyrave të një imazhi, meqë dihet që njeriu nuk mund t’i përceptojë të gjitha ngjyrat, edhe nëse ndonjë ngjyrë humb pak intensitet, syri i njeriut nuk do ta vërejë atë apo do ta vërejë fare pak ndryshimin, por gjithsesi kuptimi i imazhit nuk humb. Një rast të ngjashëm e kemi te bisedat e lira telefonike apo videokonferencat, në të cilat nuk kërkohen që të gjitha informacionet të dërgohen dhe të merren 100% të mirëqena, pra mund të kemi degradim të tyre pa e humbur kuptimin e kontekstit. Në këto raste, për të arritur kompresim me kapacitet më të madh përdoren kompresimet me humbje, pra mesazhi i rikonstruktuar pas kompresimit nuk është 100% identik me mesazhin origjinal. Kompresimi me humbje përdoret për të kompresuar video, foto apo audio.PROVO VETEN1. Pse përdoret kuantizimi i të dhënave?2. Kur përdoret kompresimi i të dhënave dhe pse?3. Nga ndryshon kompresimi me humbje nga kompresimi pa humbje?Krahasimi i kompresimit me humbje me atë pa humbje• Kompresimi pa humbje nuk humbet asnjë informacion. Ai kërkon për mënyra më efikase të paraqitjes së imazhit, duke mos prishur saktësinë e imazhit. • Në dallim nga kompresimi pa humbje, kompresimi me humbje pranon ndonjë degradim në imazh, në mënyrë që të arrihet madhësia më e vogël e skedarit të imazhit. Ky kompresim mund të ruajë informacionin e ngjyrave, në një rezolucion më të ulët sesa vetë imazhi, meqë syri nuk është aq i ndjeshëm ndaj ndryshimeve në ngjyra në një distancë të vogël.Fig. 3Mesazhi i njëjtë Jo plotësisht i njëjtë Me humbje Pa humbjePërdoret për muzikë, video, dokumente të skanuarPërdoret për emaile, bazë të dhënash, dokumente zyrtareKompresimi KompresimiDekompresimi nuk kthen të dhëna te përmbajtja origjinaleDekompresimi kthen të dhëna te përmbajtja origjinale115

