Page 118 - Demo
P. 118
Nxënësi/ja:4.4 Modeli referencë TCP/IPGrupi i protokolleve të internetit TCP/IP (Internet Protocol Suite) është bashkësia e protokolleve të komunikimit të përdorur për internetin dhe rrjetet e ngjashëm me të. Ky model e ka marrë emrin TCP/IP sipas protokollit të internetit IP (Internet Protocol) dhe protokollit të kontrollit të transmetimit TCP (Transmission Control Protocol). Por nuk do të thotë se nuk përdoren edhe protokolle të tjera të komunikimit në modelin referencë TCP/IP. Prandaj, për të mos i ngatërruar protokollet TCP dhe IP me modelin referencë TCP/IP, të kemi parasysh faktin që modeli referencë TCP/IP është një bashkësi protokollesh, ku protokollet TCP dhe IP janë dominues. Modeli TCP/IP mund të shikohet si një bashkësi shtresash. Secila shtresë zgjidh një sërë problemesh në lidhje me transmetimin e të dhënave dhe ofron shërbim të përcaktuar qartë te protokollet e shtresës së sipërme duke u bazuar në përdorimin e shërbimeve të shtresave të poshtme. Shtresat e sipërme janë logjikisht më afër përdoruesit dhe merren me të dhëna më abstrakte, duke u bazuar në protokollet e shtresës së poshtme për përkthimin e të dhënave në forma që mund të transmetohen fizikisht. kupton konceptin e shtresave në rrjete duke përfshirë edhe modelin e TCP/IP në internet.Shikoni figurën 1 në të cilën është paraqitur një pamje nga një segment i rrjetit rrugor. Interneti është i ngjashëm me një rrjet rrugor, i cili ka rregulla, rolin e të cilave në internet e luajnë protokollet, ka automjete, rolin e të cilave e luajnë paketat e dërguara midis kompjuterave. Po çfarë ndodh nëse shumë makina ndodhen në të njëjtën rrugë? A ndodh e njëjta gjë me internetin? Aktivitet:Fig. 1Modeli referencë TCP/IPFig. 2Procesi ProcesiShtresa e aplikacionitShtresa e transportitShtresa e rrjetitShtresa e linkutrrjeti rrjetimedia mediahost host116

