Page 119 - Demo
P. 119
TEMATIKA 4 TRANSMETIMI I TË DHËNAVE, RRJETET DHE INTERNETIModeli TCP/IP përbëhet nga katër grupe funksionale të protokolleve ose katër shtresa: shtresa e link-ut, shtresa e rrjetit, shtresa e transportit dhe shtresa e aplikacioneve.Në secilën shtresë veprojnë disa protokolle. Disa nga protokollet më të përdorura nëpër shtresa të modelit referencë TCP/IP janë:• shtresa e link-ut, ku veprojnë teknologjitë e komunikimit si ethernet, token ring, frame, relay dhe ATM;• shtresa e rrjetit, ku veprojnë protokollet IP, IPSEC;• shtresa e transportit, ku veprojnë protokollet TCP dhe UDP;• shtresa e aplikacionit, ku veprojnë protokollet telnet, FTP, DNS etj. Funksionet e shtresave të modelit TCP/IP1. Shtresa e aplikacionit është e pranishme në krye të shtresës së transportit. Kjo shtresë përcakton protokollet e aplikacionit TCP/IP dhe se si programet pritëse ndërlidhen me shërbimet e shtresës së transportit për të përdorur rrjetin.2. Shtresa e transportit është shtresa e tretë e modelit TCP/IP. Pozicioni i shtresës së transportit është ndërmjet shtresës së aplikacionit dhe shtresës së rrjetit (internetit). Qëllimi i shtresës së transportit është që të lejojë komunikimin mes pajisjeve në burim dhe në vendmbërritje (destinacion). Kjo shtresë përcakton nivelin e shërbimit dhe statusin e lidhjes së përdorur gjatë transportimit të të dhënave.3. Shtresa e rrjetit është shtresa e dytë e modelit TCP/IP. Ajo vendoset ndërmjet shtresës së link-ut (lidhjes) dhe shtresës së transportit. Kjo shtresë i ndan të dhënat në paketa, të njohura si datagram-e IP, të cilat mbajnë adresën e burimit dhe vendmbërritjes dhe që përdoren për të dërguar paketat ndërmjet hosteve duke përdorur internetin. 4. Shtresa e link-ut përcakton detajet se si të dhënat dërgohen fizikisht përmes rrjetit, duke përdorur kabllo koaksial apo fibër optike.PROVO VETEN1. Cilat janë shtresat e modelit TCP/IP?2. Jep shkurtimisht funksionet e secilës shtresë.3. Çfarë është një protokoll?a. Një bashkësi rregullash që përcaktojnë se si do të komunikojnë pajisjet.b. Një numër identifikimi për çdo pajisje, që ajo të komunikojë.c. Një nga pajisjet që lejon komunikimin në rrjet.4. Çfarë ndodh nëse dy pajisje përshëndeten midis tyre?a. Klienti kërkon të komunikojë, serveri e dëgjon dhe i kthen përgjigje.b. Serveri dërgon një kërkesë, klienti i kthen përgjigje.c. Të dhënat shkëmbehen midis klientit dhe serverit.117

