Page 12 - Demo
P. 12
TEMATIKA 1 BOTA E KOMPJUTERITFig. 3 Marrja e udhëzimitHapi i parë që kryen cikli fetch-execute është marrja e udhëzimit. CPU-ja e merr atë nga memoria kryesore (hard drive) dhe e ruan në kujtesën e përkohshme të CPU-së (regjistrat). Hapi i marrjes është i njëjtë për çdo udhëzim:1. PC (Program Counter) përmban adresën e vendndodhjes së kujtesës, i cili ka udhëzimin që duhet të merret.2. Adresa kopjohet nga PC-ja në MAR nëpërmjet bus-it të adresës.3. Kujtesa i kthen të dhënat e ruajtura në vendndodhjen e kujtesës së treguar nga PC-ja në bus-in e të dhënave. Nga aty të dhënat kopjohen për në MDR.4. Më pas të dhënat nga MDR-ja kopjohen dhe vendosen në regjistrin aktual të udhëzimeve, CIR.5. Vlera në PC rritet me 1, kështu që ai vendos udhëzimin e radhës në kujtesë. Ky hap përgatit CPU-në për ciklin e ardhshëm. Njësia e kontrollit e merr adresën e udhëzimit nga njësia e kujtesës. Çkodifikimi i udhëzimitPasi udhëzimi të jetë marrë, CPU-ja duhet të kuptojë udhëzimin për ta kryer. Ky proces quhet çkodifikim. Procesi i çkodifikimit lejon CPU-në të përcaktojë se çfarë udhëzimi duhet të kryhet në mënyrë që të mund të tregojë sa hapësirë i duhet të marrë që të kryejë udhëzimet. Udhëzimi i marrë nga memoria është çkodifikuar për të ndjekur hapat e mëtejshme dhe është zhvendosur në regjistrat e duhur. Çkodifikimi bëhet nga njësia e kontrollit të CPU-së. Zbatimi i udhëzimitKur udhëzimi është çkodifikuar, atëherë CPU-ja mund të kryejë veprimin tjetër të ciklit, që është zbatimi. Njësia e kontrollit të CPU-së kalon informacionin e çkodifikuar si një sekuencë të sinjaleve të kontrollit te njësitë e funksioneve përkatëse të CPUsë për të kryer veprimet e kërkuara nga udhëzimi, siç janë:1. leximi i vlerave nga regjistrat; 2. kalimi i tyre tek ALU-ja për të kryer funksione matematikore ose logjike me to;3. shkrimi i rezultatit në një regjistër. Nëse ALU-ja është e përfshirë, ajo dërgon një sinjal gjendjeje përsëri në CU. Rezultati i rrjedhur nga operacioni është ruajtur në memorien kryesore ose është dërguar në një pajisje dalëse. Bazuar në reagimet nga ALU-ja, PC-ja mund të përditësohet në një adresë tjetër nga e cila do të kërkohet udhëzimi i ardhshëm. Më pas ky cikël përsëritet. Skema e paraqitjes së ciklit fetchdecode-execute paraqitet në fig.3.PROVO VETEN1. Cili është cikli bazë që ndjek CPU-ja për të realizuar një detyrë?2. Si duhet të renditen regjistrat (PC, MDR, CIR, MAR) për të realizuar hapin e marrjes (fetch) së udhëzimit? Plotëso: RAM3. Çfarë është çkodifikimi? Cila pjesë e CPU-së merret me çkodifikimin e udhëzimit?4. Cili është roli i ALU-së në ciklin fetch-decode-execute?CU ALURegjistratRAMÇkodifikonZbatonMerr (Fetch)10

