Page 121 - Demo
P. 121


                                    TEMATIKA 4 TRANSMETIMI I TË DHËNAVE, RRJETET DHE INTERNETI• al - paraqet Shqipërinë, vendin ku është kompjuteri; • edu - tregon se kemi të bëjmë me edukimin ose arsimin; • upt - paraqet emrin e universitetit në këtë rast;• shkolla - është emri i kompjuterit në kompani.Një adresë IP është një adresë binare 32 bite. Kjo adresë 32 bite-she është e ndarë në 4 segmente 8 bite-she të quajtura oktete. Adresa IP shprehet me formatin e zakonshëm decimal. Çdo okteti i është dhënë një numër i barasvlershëm (ekuivalent) decimal. Tetë bitebinare mund të përfaqësojnë një numër nga 0 në 255, kështu që segmentet e adresës së zakonshme dhjetore janë numra dhjetorë nga 0 në 255. Një adresë e zakonshme dhjetore duket si kjo: 209.121.131.14. Shpërndarja e adresës në ID të ndryshme të rrjetit është një ndërlikim (komplikacion) në varësi të adresës. Të gjitha adresat IP në botë janë të ndara në pesë klasa: A, B, C, D, E.• Klasa A e adresave. Këtu 8 bite-t e para të adresës IP janë përdorur për ID-në e rrjetit. 24 bite-t e tjera janë përdorur për ID-në e hostit. Klasa A janë adresat që fillojnë me 0në oktetin e parë dhe vlerë decimale nga 1 - 126.• Klasa B e adresave. Këtu 16 bite-t e para të adresës IP janë përdorur për ID-në e rrjetit. 16 bite-t e tjera janë përdorur për ID-në e hostit. Klasa B janë adresat që fillojnë me 10në oktetin e parë dhe vlerë decimale nga 128 – 191.• Klasa C e adresave. Këtu 24 bite-t e para të adresës IP janë përdorur për ID-në e rrjetit. 8 bite-t e tjera janë përdorur për ID-në e hostit. Klasa C janë adresat që fillojnë me 110në oktetin e parë dhe vlerë decimale nga 192 – 223.• Klasa D e adresave. Këtu bite-t përdoren për përdorime të veçanta si multicasting. Okteti i parë fillon me 1110 dhe vlerë decimale nga 224 deri 240.• Klasa E e adresave. Këtu bite-t përdoren për testime eksperimentale. Okteti i parë fillon me 11110 dhe vlerë decimale nga 240 deri 255.Adresat IP mund të vendosen manualisht ose automatikisht për një grup pajisjesh. Një adresë që vendoset manualisht quhet adresë statike. Një adresë që vendoset automatikisht nga protokolli quhet adresë dinamike, sepse ajo mund të ndryshojë në çdo moment.Fig. 20 8 16 24 32Klasa Aobjekti i parënga 1-126Klasa Bobjekti i parënga 128-191Klasa Cobjekti i parënga 192-223Klasa Dobjekti i parënga 224-239Klasa Eobjekti i parënga 240-2551ID e rrjetit(bitet 4 - 24)ID e rrjetit(bitet 3 - 16)ID e rrjetit(bitet 2 - 8)Grupi i adresave multicast(28 bite)Adresat për qëllime eksperimentale(bitet 5 - 32)ID e hostit(8 bite)ID e hostit(16 bite)ID e hostit(24 bite)1 1 11 1 1 0110100119
                                
   115   116   117   118   119   120   121   122   123   124   125