Page 122 - Demo
P. 122
TEMATIKA 4 TRANSMETIMI I TË DHËNAVE, RRJETET DHE INTERNETINëse adresa juaj IP në shtëpi është statike, do të thotë se do të mbetet e njëjtë çdo herë që lidheni nga shtëpia. Vetëm mbani mend se një adresë IP nuk udhëton me ju. Nëse keni marrë laptopin tuaj në një ambient tjetër dhe po përdorni internetin, kjo adresë IP do të jetë e ndryshme. Por në shtëpi, gjithmonë do të ishte e njëjta, nëse është e llojit statik. Në figurën 4 jepen përparësitë dhe mangësitë e adresës statike IP.Fig. 3Megjithatë nuk do të thotë që duhet të përdorni gjithmonë një adresë statike IP. Ka disa arsye të tjera që mund t’ju interesojnë kur përdorni një adresë IP dinamike:• Nuk ju kushton asgjë shtesë.• Është e besueshme.• Përcaktimi i vendndodhjes mund të jetë më pak i saktë, kjo varet sa rëndësi ka për ju.Adresa dinamike është më e përdorura në lidhjet e internetit. Adresat statike IP kërkohen zakonisht nga njerëz të cilët duan më shumë kontroll në lidhjet e tyre në rrjet, si p.sh. bizneset. Në figurën 5 jepen përparësitë dhe mangësitë e adresës dinamike IP. PROVO VETEN1. Cilat janë klasat e shpërndarjes së adresave të rrjetit?2. Cilës klasë i përket adresa 209.121.131.14?3. Krahaso adresën IP statike me atë dinamike.Adresa statike IPAdresa dinamike IPPërparësitë Adresa nuk ndryshon, përdoret përserverat e internetit, serverat e email-it. Përdoret në shërbimet e përcaktimit tëvendndodhjes së personave të ndryshëm.Përparësitë Më pak e kushtueshme se adresa statike. Ndryshimi i adresës IP ju jep më shumëprivatësi.Mangësitë Kushton më shumë se adresa dinamike. Kërkon mekanizma sigurie shtesë, duke qenë se një kompjuter ka një adresë IP të njohur mund të sulmohet nga sulmuesit e ndryshëm.Mangësitë Kërkon server për mbajtjen e një adrese IP. Ndryshon në çdo kohë dhe duhet t’a gjeniatë përsëri.Fig. 4.Fig. 5.IP DinamikeIP statikeInterneti Web serverIP IPIPIPIPIP Rrjet Serverlokal120

