Page 123 - Demo
P. 123
Nxënësi/ja:Komutimi i paketaveNjë nyje ose një linjë e një rrjeti mund të shfrytëzohet nga disa burime informacioninëpërmjet procesit të komutimit të saj te çdo burim informacioni. Në përgjithësi,komutim quhet procesi i ndërlidhjeve të njësive funksionale, kanaleve të transmetimitose qarqeve të telekomunikacioneve për transferimin e informacionit. Pra, ai ështëprocesi i vendosjes në dispozicion të burimeve të rrjetit përtransferimin e informacionit.Komutimi i paketave është një metodë e grupimit të të dhënave që transmetohet nënjë rrjet digjital, në pako, të cilat përbëhen nga koka dhe përmbajtja. Të dhënat nëpjesën kryesore të tyre (koka) përdoren nga rrjeti i pajisjeve për të drejtuar paketën nëvendmbërritjen e tij. Komutimi i paketave është bazë për komunikimin e të dhënave nërrjetet kompjuterike në mbarë botën.Për të bërë komunikimin i të dhënave përdoren dy mënyra komutimi: • komutim qarku, kur fluksi i informacionit është i vazhdueshëm (p.sh. në telefon); • komutim pakete dhe qelize, kur fluksi është me ndërprerje (p.sh. në transmetimin e të dhënave). Komutimi i qarkut Komutimi i qarkut përdoret kryesisht në rrjetet e telekomunikacionit. Në rrjetet me komutim qarku duhet të krijohet një kanal i dedikuar përpara se të bëhet thirrja e përdoruesve. Kanali është i rezervuar mes përdoruesve derisa lidhja të jetë aktive.Një qark përbën një lidhje fizike ndërmjet terminaleve të abonentëve. Për çdo kërkesë për komunikim zgjidhet një qark dhe ai vihet në dispozicion ekskluziv të dy abonentëve gjatë të gjithë kohës së komunikimit të tyre. Qarku shkëputet në mbarim të komunikimit. 4.6 kupton ndryshimin midis komutimit me qark dhe atij me paketë; kupton kur dhe pse përdoret secili prej tyre.Shikoni figurën 1. Çfarë vini re në skemë? Si transmetohen të dhënat në secilën skemë? Diskutoni me shokët.Aktivitet:Fig. 1Përdoruesi- CPërdoruesi- DPërdoruesi- CPërdoruesi- B Përdoruesi- DPërdoruesi- APërdoruesi- BPërdoruesi- ANyjeNyjeRrjeti me komutim paketeRrjeti me komutim qarkuNyjeNyje121

