Page 124 - Demo
P. 124


                                    TEMATIKA 4 TRANSMETIMI I TË DHËNAVE, RRJETET DHE INTERNETIKomutimi i qarqeve ka këto përparësi: • brez konstant të garantuar; • vonesa transferimi konstante; • vonesa të vogla gjatë kalimit nëpër nyje. Komutimi i qarqeve ka këto mangësi: • qarqet dedikohen vetëm për një komunikim; • ka rendiment të mirë vetëm për burime informacioni të pandërprera; • kërkon kohë për vendosjen e lidhjes; • tarifimi bëhet sipas kohës së vënies në dispozicion të qarkut, pra nuk përfshin kohën e krijimit të lidhjes. Fig. 2. Komutim qarkuNë figurën 2 tregohet një diagramë me 5 qarqe. Thirrja okupon qarkun e parë në linjën e parë dhe qarkun e dytë në linjën e mesit, siç tregohet me ngjyrë të kuqe. Burimet janë të dedikuara dhe nuk ka përdorim të përbashkët të burimeve. Segmenti i qarkut qëndron i lirë nëse nuk përdoret nga asnjë thirrje (no sharing).  Komutimi i paketaveNë rrjetin me komutim të paketave, ndryshe nga rrjeti me komutim qarku, nuk kërkohet fillimisht të krijohet lidhja. Lidhja/kanali është në dispozicion për përdorim nga shumë përdorues. Në rastet kur kapaciteti ose numri i përdoruesve rritet, atëherë ndodh mbingarkesë në rrjet. Këto rrjete përdoren kryesisht për të dhënat dhe aplikacionet zanore, që kërkojnë skenarë jo realë.Komutimi i paketave përdoret për të optimizuar përdorimin e kapacitetit të kanaleve, që janë në dispozicion në rrjetet digjitale të telekomunikimit, siç janë rrjetet kompjuterike, si dhe minimizimin e vonesës së transmetimit (koha që nevojitet për kalimin e të dhënave në rrjet). Gjithashtu, përdoret dhe për të rritur qëndrueshmërinë e komunikimit.KomutuesiQarkuP3/P2/P1P3/P2/P1P3/P2/P1122
                                
   118   119   120   121   122   123   124   125   126   127   128