Page 125 - Demo
P. 125


                                    TEMATIKA 4 TRANSMETIMI I TË DHËNAVE, RRJETET DHE INTERNETINë procesin e komutimit paketat origjinale të të dhënave ndahen në paketa më të vogla dhe çdo pakete i shënohet adresa e vendmbërritjes dhe informacione të tjera. Gjatë komutimit disa paketa transmetohen përmes stacioneve në rrjete në rrugën më të mirë, që në atë moment është në dispozicion. Çdo paketë komutohet veçmas, që nënkupton se dy paketa që vijnë nga paketa origjinale e njëjtë, mund të dërgohen në rrugë tërësisht të ndryshme.Pasi paketat udhëtojnë në rrugë të ndryshme, shpesh ndodh që në vendmbërritje të arrijnë në periudha të ndryshme kohore apo në renditje tjetër, por kjo nuk sjell asnjë pengesë, pasi kompjuteri marrës mundet ta kompozojë pa problem radhitjen origjinale, siç tregohet në figurën 3. Fig. 3. Komutim paketëPROVO VETEN1. Pse përdoret komutimi i paketave?2. Si realizohet komutimi me qark? Ku përdoret më shumë ai?3. Krahaso komutimin me qark me komutimin me paketë. Ndonjëherë ndodh që ndonjë paketë të humbasë gjatë kalimit nëpër rrjet. Por paketa mund të humbë edhe nëse sinjali dobësohet apo nëse intensiteti i tij nuk është mjaft i fuqishëm për të arritur në vendmbërritje.Komutimi i paketave është i përshtatshëm për të dhëna me fluks të madh dhe ka këto përparësi:• përdorim të përbashkët të burimeve;• më i thjeshtë, sepse s’ka nevojë për vendosje të thirrjes.Por komutimi i paketave mund të shkaktojë bllokim, vonesa paketash dhe gjithashtu humbje, prandaj: • nevojiten protokolle për transferim të saktë të të dhënave apo për kontrollin e bllokimit;• duhet të garantohet gjerësi brezi e domosdoshme për aplikime me zë dhe figurë. RuterP1P2P2P1P3P2P3/P2/P1P2/P1/P3123
                                
   119   120   121   122   123   124   125   126   127   128   129