Page 126 - Demo
P. 126


                                    Nxënësi/ja:Me zhvillimin e internetit, komunikimi midis njerëzve është bërë i shpejtë, i lehtë dhe i efektshëm, duke na mundësuar që të marrim një numër të madh të dhënash në çdo moment të caktuar, të mësojmë informacione dhe njohuri të reja, të cilat pastaj mund t’i shkëmbejmë me shumë të tjerë, pavarësisht se ku janë. Përveç përdorimit në qarqet e biznesit, interneti na mundëson edhe të komunikojmë me njerëz të tjerë nëpërmjet rrjeteve sociale. Sot nëse kemi një kompjuter, mund ta përdorim atë duke pasur qasje në internet dhe kjo jo vetëm është normale, por është bërë dhe mjeti kryesor i komunikimit, duke ndikuar në të gjitha aspektet e jetës njerëzore. Përveç përparësive të shumta që na ofron, interneti ka edhe pasoja negative. Përdorimi i tepërt i tij krijon varësi, e cila shkakton humbje kohe si dhe lënien pas dore të detyrimeve bazë, si mësimet, punën etj. 4.7 kupton që pajisjet fizike dhe sisteme të tjera të ndërfutura, si sensorët, pajisjet smart etj., mund të lidhen me internetin dhe të shkëmbejnë të dhëna.Interneti është sistemi i rrjeteve kompjuterike të ndërlidhura, që përdor TCP/IP-në për të lidhur miliarda pajisje në të gjithë botën. Ai është rrjeti i rrjeteve, që përbëhet nga miliona rrjete private, publike, akademike, biznese dhe qeveritare, me fushëveprim lokal deri në global, të lidhura nga një koleksion i gjerë elektronik, wireless-i dhe teknologjitë e rrjeteve optike. Interneti mbart një shumëllojshmëri të gjerë të burimeve të informacionit dhe shërbimeve, të tilla si ……………………………Çfarë mund t’i shtoni tekstit të mësipërm në lidhje me pajisjet që lidhen në internet dhe si shkëmbehen të dhënat aty?Aktivitet:Shkëmbimi i të dhënave në internetFig. 1. Shembull rrjeti i lidhur në internetRrjet mobileISP globalISP rajonalRrjet në shtëpiRrjet institucional124
                                
   120   121   122   123   124   125   126   127   128   129   130