Page 127 - Demo
P. 127
TEMATIKA 4 TRANSMETIMI I TË DHËNAVE, RRJETET DHE INTERNETIInterneti është infrastruktura që u siguron shërbime aplikimeve si: web, VoIP, email, lojërave, rrjeteve sociale etj. Ai ka aplikime të shumta, si në shtëpi, zyrë, makinë, kujdes shëndetësor etj. Në figurën 1 jepet pamja e një rrjeti të lidhur në internet, ku përfshihen pajisje të ndryshme për marrjen dhe transmetimin e të dhënave. Këto pajisje mund të jenë sensorë, laptopë, tableta, celularë, makina etj. Interneti gjen aplikime të shumta në fusha të ndryshme si:Edukimi dhe arsimi. Nxënësit kanë qasje të menjëhershëm në bibliotekë duke u lidhur virtualisht. Interneti ka bërë të mundur që mësuesit të marrin përditësimet e fundit në lëndët e tyre dhe t’ia transmetojnë ato nxënësve të tyre. Përdorimi i internetit jo vetëm që e bëri jetën tonë më të lehtë se kurrë më parë, por gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sistemeve arsimore, veçanërisht programeve të mësimit në distancë. E gjithë bota është bërë si një komunitet, ndërkohë që përdor mënyrat e ndryshme të komunikimit, si email-in, mesazhet e menjëhershme dhe transmetimin video në internet. Arsimi është në thelb transferimi i informacionit dhe interneti vepron si një mjedis i madh për të.Biznes. Shumica e kompanive sot janë të varura nga shërbimet e internetit për zgjerimin e biznesit të tyre në vende të ndryshme të botës. Interneti mund të përdoret për të blerë apo për veprime bankare online. Duke bërë blerje në internet kurseni kohë, koston e benzinës, shmangni bllokimin e trafikut etj. Interneti nëpërmjet rrjetit virtual krijon mundësinë të lidheni me kompjuterin tuaj edhe kur jeni larg. Kjo mund të jetë e përshtatshme sidomos kur punonjësi nuk ndodhet në zyrën e tij dhe ai mund të hyjë në serverin, postën dhe dosjet e kompanisë sa herë që i nevojitet. Zëri nëpërmjet internetit (VoIP) është një shërbim komunikimi i disponueshëm falas për sa kohë që ju keni një lidhje interneti. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer e kursimit për bizneset mikro dhe makro. Por vetëm thirrjet VoIP-to-VoIP janë pa pagesë. Për thirrjet VoIP për çdo linjë telefonike të rregullt, mund t'ju duhet të bëni një pajtim ose thjesht duhet të paguani një tarifë për thirrjen.Në jetën e përditshme. Video-konferenca është një shërbim në internet që lejon një grup përdoruesish të vendosur në pjesë të ndryshme të botës të komunikojnë me njëri-tjetrin sikur të ulen në një dhomë të vetme. Kështu mund të diskutojnë për tema të ndryshme. Gjithashtu mund të regjistroheni online në programe të ndryshme studimi ose kurse të ndryshme që ofrohen në internet. Interneti është bërë vendi i parë global për reklamimin dhe publikimin e informacionit për shkak të numrit të madh të njerëzve që vizitojnë vende të ndryshme çdo ditë. Gjëja më e rëndësishme është se numri i njerëzve që shfletojnë internetin në një ditë po rritet me shpejtësi. PROVO VETEN1. Çfarë është interneti dhe për se na shërben?2. Cilat janë disa nga aplikimet e internetit në jetën tonë? 3. Cilat janë shërbimet që na ofron interneti?125

