Page 128 - Demo
P. 128


                                    Nxënësi/ja:4.8Interneti i gjërave (IoT) është një koncept kompjuterik që përmbledh bashkësinë e objekteve fizike të përditshme, si njerëz, kafshë, makina etj., që janë të lidhura me internetin dhe janë në gjendje të identifikohen nga pajisje të tjera, si sensorët. Këto pajisje identifikuese kanë aftësinë për të transferuar të dhëna në një rrjet pa kërkuar ndërhyrjen e njeriut.IoT-i lejon objektet të kontrollohen në distancë në të gjithë infrastrukturën ekzistuese të rrjetit. Ai krijon mundësi për integrimin më të drejtpërdrejtë të botës fizike në sistemet kompjuterike, duke sjellë rritjen e efikasitetit, saktësisë dhe përfitim ekonomik. Por kjo çon gjithashtu në reduktimin e ndërhyrjes njerëzore. Lidhja e sensorëve në rrjet rrit përdorimin e IoT-it duke zhvilluar teknologji të tilla si: rrjetet e zgjuara, termocentralet virtuale, shtëpitë e zgjuara, transportin inteligjent dhe qytetet e zgjuara (smart cities). “Gjërat”, në kuptimin e IoT-it, mund t’i referohen një shumëllojshmërie të gjerë të pajisjeve që lidhen me internetin, si: pajisjet e monitorimit të zemrës, kamerat që transmetojnë direkt (live) reagimin e kafshëve të egra në ujëra ose stere, automobila me sensorë të integruar, sensorë për monitorimin e mjedisit/ushqimit/patogjeneve ose pajisjet e veprimit në terren, që ndihmojnë zjarrfikësit në operacionet e kërkim-shpëtimit etj. Në figurën 1 tregohet skematikisht pamja e IoT-it, që lidh pajisje të ndryshme në rrjet.  njeh internetin e gjërave (IoT), mundësitë që ai ofron dhe rreziqet në kuadër të sigurisë. Aktivitet:Kërkoni informacion në internet dhe tregoni disa nga zbatimet e Kërkoni informacion në internet dhe tregoni disa nga zbatimet e IoT-it. IoT-it.Fig. 1. Pamja e IoT.Interneti i GjëraveInterneti i gjërave (of Things)126
                                
   122   123   124   125   126   127   128   129   130   131   132