Page 129 - Demo
P. 129


                                    TEMATIKA 4 TRANSMETIMI I TË DHËNAVE, RRJETET DHE INTERNETIMe pak fjalë, interneti i gjërave i referohet rritjes së shpejtë të numrit të objekteve të lidhura në rrjet, që janë në gjendje të mbledhin dhe shkëmbejnë të dhëna duke përdorur sensorë të ndryshëm të lidhur në to. IoT ka aplikime të shumta si në:1. Qytetet e zgjuara. IoT-i ka potencialin për të transformuar qytete të tëra duke zgjidhur problemet reale me të cilat qytetarët përballen çdo ditë. Me lidhjet dhe të dhënat e duhura, IoT-i mund të zgjidhë çështjet e trafikut dhe të zvogëlojë zhurmën, krimin dhe ndotjen.2. Farmaceutikë. Një aplikacion për monitorimin e temperaturës së ilaçeve përdor sensorët si një mënyrë për të siguruar shpërndarjen më të mirë të mundshme të furnizimeve mjekësore. Temperatura e medikamenteve është çelësi për përmbushjen e standardeve dhe rregulloreve të cilësisë. Aplikimi i IoT-it monitoron çdo dërgesë në mënyrë që të sigurohet mbajtja e temperaturës së duhur dhe për t’i kujtuar pacientët që të marrin ilaçe në kohë.3. Shërbimet e biznesit. Kompanitë e shërbimit mund të ulin kostot e tyre duke aplikuar rrjetin e IoTit për shërbimet e tyre. Duke vendosur sensorë në pajisje të ndryshme si makinetat e kafesë, kutia e letrave etj, mund të marrin informacion në largësi pa qenë nevoja të bëjnë kontrolle manuale të këtyre pajisjeve. 4. Agrikulturë. Fermerët po përdorin sensorë të lidhur në rrjet për monitorimin e fushave të mbjella, si temperaturën apo lagështinë e mjedisit. Fermerët gjithashtu janë duke përdorur sensorët për të monitoruar kulturat bujqësore dhe bagëtinë, me shpresën e rritjes së prodhimit, efikasitetit dhe ndjekjes së shëndetit të kopeve të tyre.5. Shëndetësi dhe Arsim. IoT-i gjithashtu ndihmon në rritjen e qasjes dhe në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe shëndetit. Pajisjet e zgjuara të lidhura në internet ndihmojnë në arritjen e këtij qëllimi duke mbështetur një sërë shërbimesh shëndetësore elektronike që përmirësojnë qasjen dhe mundësojnë monitorimin nga shtëpia të personave në moshë të thyer, që vuajnë nga sëmundje kronike. Duke vepruar kështu, do të përmirësohet cilësia e kujdesit dhe cilësia e jetës për pacientët. Gjithashtu IoT-i mund të shërbejë për mësimdhënie në distancë nëpërmjet krijimit të klasave virtuale apo komunikimin me nxënësit, kur ata janë të sëmurë dhe nuk mund të frekuentojnë dot shkollën për një periudhë afatshkurtër. PROVO VETEN1. Çfarë është IoT-i? Cilat janë pajisjet që mund të lidhen në të. 2. Ku përdoret IoT-i?3. Cilat janë aplikimet kryesore të IoT-it në jetën e përditshme? Gjej shembuj nga përditshmëria.Fig. 1. Pamja e IoT.Aplikimet e IoTArsimQytetet e zgjuaraBiznesFarmaceutikëAgrikulturëShëndetësi127
                                
   123   124   125   126   127   128   129   130   131   132   133