Page 13 - Demo
P. 13


                                    Nxënësi/ja:Karakteristikat e CPU-së1.3CPU-ja (Central Processing Unit) është pjesë e sistemit kompjuterik dhe shpeshherë është konsideruar si “truri” i një kompjuteri. Ajo është përgjegjëse për ekzekutimin e programeve dhe ndryshe njihet edhe si mikroprocesor apo shkurt procesori. Prodhuesit kryesorë të procesorëve janë Inteldhe AMD. Për të vlerësuar performancën e një CPU-je është e vështirë, sepse një kompjuter mund të kryejë mirë disa detyra, por jo dhe aq mirë disa të tjera. Për shembull, një kompjuter që përdoret për lojërat, do të kërkojë kombinimin më të mirë të pajisjeve për të trajtuar shpejt grafika intensive. I njëjti kompjuter nuk mund të funksionojë aq mirë nëse përdoret për të analizuar sasi të mëdha të të dhënave shkencore. Disa nga karakteristikat e CPU-së që ndikojnë në performancën e saj janë: Shpejtësia e CPU-sëShpejtësia e kompjuterit ndikohet shumë nga CPU-ja që përdor. Ekzistojnë tre faktorë kryesorë që ndikojnë në shpejtësinë me të cilën një CPU mund të kryejë udhëzimet:• clock speed (shpejtësia e orës),• cores (bërthamat),• cache (memoria e fshehtë),• lloji i procesorit.Shpejtësia e orësCPU-të mund të kryejnë vetëm një udhëzim në një kohë të dhënë. Duket sikur CPU-ja mund të kryejë shumë udhëzime njëkohësisht, por në fakt ajo është në gjendje të kryejë udhëzime me shpejtësi të tillë sa mund të duket sikur ato kryhen në të njëjtën kohë. Shpejtësia me të cilën CPU-ja zbaton udhëzimet quhet shpejtësia e orës. Ajo kontrollohet nga një orë. Në çdo sekondë të orës CPU-ja merr dhe ekzekuton një udhëzim. Shpejtësia e orës matet në cikle për sekondë dhe 1 cikël për sekondë njihet si 1 hertz. Kjo do të thotë se një CPU me një shpejtësi ore prej 2 GHz mund të kryejë dy bilion cikle për sekondë. Shpejtësia e procesorit të një kompjuteri modern aktualisht arrin deri në 4.7 GHz.  njeh karakteristikat tipike të CPU-së; njeh faktorët që kanë çuar në rritjen e performancës së CPU-ve moderne.Në tabelë janë dhënë disa lloje procesorësh. Sipas jush, cili prej tyre është më i përshtatshëm për një kompjuter shtëpie, që shërben për të shkruar tekste, për të parë filma dhe foto apo lundruar në internet.Po për një kompjuter që ju duhet për punë profesionale (përpunimin e figurave, animimin, filmat dhe lojërat) kë do të zgjidhnit?Aktivitet:AMD Sempron i Intel Celeron Intel Core 2 QuandAMD Athlon X2 Intel i7AMD Phenot X4 Intel Core2 ExtremeIntel Core 2 Duo AMD Phenot IIX4Fig. 1Fig. 211
                                
   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17