Page 130 - Demo
P. 130
Nxënësi/ja:4.9Interneti i gjërave paraqet një vizion, në të cilin interneti shtrihet në botën reale dhe përfshin objektet e përditshme. Gjërat, pra objektet fizike, në këtë rast nuk janë të shkëputura nga bota virtuale, por mund të kontrollohen nga distanca dhe mund të veprojnë si pikë qasjeje për shërbimet e internetit.Por pajisjet e lidhura në IoT mund të paraqesin pika të dobëta, që sjellin një shumëllojshmëri rreziqesh të mundshme dhe që mund të shfrytëzohen për të dëmtuar konsumatorët duke kryer: • qasje dhe keqpërdorim të paautorizuar të informatave personale; • lehtësimin e sulmeve ndaj sistemeve të tjera;• krijimin e rreziqeve të sigurisë.Megjithëse secili nga këto rreziqe ekziston edhe në kompjuterët tradicionalë, edhe në rrjetet kompjuterike, ato janë më të shumta në IoT.Në pajisjet e IoT-it, si në kompjuterët desktop apo laptopë, mungesa e sigurisë mund t’u mundësojë ndërhyrësve qasje dhe keqpërdorim të informacionit personal të mbledhur në pajisje dhe të transmetuar prej saj. Për shembull, televizorët e rinj smart u mundësojnë konsumatorëve të shfletojnë internetin, të bëjnë blerje online dhe të ndajnë fotografi, siç veprojnë edhe me një laptop apo kompjuter desktop. Ashtu si në një kompjuter, çdo dobësi e sigurisë në këta televizorë mund të vendosë në rrezik informacionin e ruajtur ose transmetuar nëpërmjet tij. Qasja e paautorizuar në kamerat e lidhura me internetin ose në monitoruesit e foshnjave, gjithashtu ngre shqetësime të mundshme fizike të sigurisë. Po ashtu, qasja e paautorizuar në të dhënat e mbledhura nga një palestër dhe pajisje të tjera, që gjurmojnë vendndodhjen e konsumatorëve me kalimin e kohës mund të rrezikojnë sigurinë fizike të konsumatorëve. Një mundësi tjetër është, kur një hajdut mund të ketë qasje në distancë në të dhënat e përdorimit të energjisë nga matësit e zgjuar për të përcaktuar, nëse një banor është larg shtëpisë së tij.Këto rreziqe potenciale janë përkeqësuar nga fakti se sigurimi i pajisjeve të lidhura me IoT-in mund të jetë më sfiduese sesa sigurimi i një kompjuteri në shtëpi për dy arsye Siguria e IoT-it Aktivitet:Kërkoni informacion në internet dhe tregoni disa nga zbatimet e Pajisjet e lidhura me IoT-in kanë zënë një vend të rëndësishëm në jetën e përditshme. Por IoT-it.çfarë mund të ndodhë nëse për një moment ato dalin jashtë funksionit ose nuk i përgjigjen kërkesave tona? Si mendoni ju, cilët janë disa nga faktorët që ndikojnë në situata të tilla? mëson administrimin e rrezikut të informacionit duke përfshirë edhe kërcënimet ndaj rrjeteve; kupton se çfarë e bën një sistem të thyeshëm, përfshirë edhe faktorin njerëzor; njeh sesi mbrohen të dhënat në tranzit dhe në qëndrim duke siguruar integritetin, diponueshmërinë, autenticitetin, ekzistencën dhe konfidencialitetin e tyre.Fig. 1. Kërcënimi i sigurisë së IoT-it 128

