Page 131 - Demo
P. 131
TEMATIKA 4 TRANSMETIMI I TË DHËNAVE, RRJETET DHE INTERNETIkryesore. Së pari, kompanitë që hyjnë në tregun e IoT-it mund të mos kenë përvojë në trajtimin e çështjeve të sigurisë. Së dyti, ndonëse disa pajisje të IoT-it janë shumë të sofistikuara, shumë të tjera mund të jenë të lira dhe në thelb shumë lehtë të disponueshme.Përdorimi i IoT-it ka dhe rreziqe private, të cilat përfshijnë mbledhjen e informacioneve personale, si p.sh. përcaktimin e vendndodhjes së saktë ku ndodhet dikush, numrat e llogarive financiare ose informacionin shëndetësor. Disa fakte të sigurisë së IoT-it1. Pajisjet mund të veprojnë në mjedis armiqësor.Ndërkohë që pajisjet mobile, si celulari, tableti, laptopi përdoren nga ne dhe i mbajmë me vete, pajisjet në IoTshpesh veprojnë pa praninë e njeriut. Kështu p.sh. sensorët që përdoren për kontrollin e temperaturës apo të lagështirës në distancë, duhet të jenë rezistent ndaj kushteve të mjedisit ku vendosen. Ato mund të dërgojnë të dhëna jo të sakta nga ndonjë dëmtim apo dhe nga ndikimi i ndonjë sulmi ndaj tyre.2. Siguria e software-it mund të degradojë me kalimin e kohës.Të gjithë software-t e përdorur duhet të përditësohen. Por duke qenë se këto software vendosen në mjedise të hapura dhe të pakontrolluar, përditësimi i tyre bëhet i vështirë. Gjithashtu rreziku nga sulmet e ndryshme rritet sa më gjatë të jetë në shërbim pajisja. 3. Akumulimi i të dhënave nga pajisjet rrit rrezikun e ekspozimit të tyre.Meqenëse gjatë kohës së funksionimit të tyre, pajisjet e lidhura në IoT grumbullojnë sasi të mëdha informacioni, ndodh që me kalimin e kohës, në qoftë se nuk fshihen të dhënat të cilat nuk duhen më, nga mbingarkesa të dhënat rrezikojnë të bëhen publike. Të dhënat e grumbulluara nga pajisjet e IoT-it mund të jenë regjistrime të bisedave të personave të ndryshëm gjatë komunikimit të tyre, të dhëna mbi vendndodhjen e përdoruesit, të dhëna mbi gjendjen shëndetësore etj. 4. Konfigurimi i dobët.Konfigurimi i pajisjeve në IoT zakonisht mbetet i pandryshuar, sepse kërkon vëmendjen dhe përpjekjet e përdoruesit për ta ndryshuar atë. Në qoftë se, për shembull, funksionet e një pajisjeje janë të fikura, atëherë përdoruesi duhet të marrë masa për sigurimin e të dhënave. Pra, funksionet e sigurisë duhet të jenë të ndezura që në fillim ose të jenë pjesë e një procesi setup-i fillestar. Kështu përdoruesi është i vetëdijshëm që duhet të ndryshojë funksionet fillestare të pajisjes. 5. Ndikimi i sulmeve. Pajisjet e lidhura në IoT janë shumë të ekspozuara ndaj sulmeve të ndryshme. Sulmuesi mund të përdorë çelësat sekret, të cilët shpërndahen nga pajisjet për qëllime keqdashëse, që mund të arrijnë të shkaktojnë ndërprerjen e rrjetit. PROVO VETEN1. A është i rrezikuar interneti i gjërave (IoT)?2. Rendit disa arsye të cënimit të sigurisë së IoT-it.3. Cilat janë faktet e sigurisë së IoT-it?Fig. 2. Fakte të sigurisë së IoT-itKonfigurimi i dobëtSasi e madhe të dhënashDegradimi i sigurisë së softueritMjedisi armiqësorNdikimi i sulmeveloT129

