Page 132 - Demo
P. 132
Nxënësi/ja:4.10Dimë që rrjetet kompjuterike rrezikohen nga kërcënime të ndryshme. Ato mund të vijnë nga njeriu ose nga kërcënime kompjuterike. Prandaj është e nevojshme ruajtja e të dhënave që transmetohen në rrjet si dhe gjatë përdorimit të internetit. Kërcënimet nga njeriu mund të jenë të brendshme ose të jashtme. Kërcënimet e brendshme. Përdoruesit e brendshëm (të punësuarit) mund të shkaktojnë kërcënim të qëllimshëm apo aksidental.Kërcënimet e jashtme. Përdoruesit nga jashtë mund të sulmojnë në mënyrë të strukturuar apo jo të strukturuar (fjalëkalimet apo skriptet).Vjedhja e kompjuterit është mënyra më e lehtë për t’i vjedhur të dhënat, kështu që ai duhet mbrojtur fizikisht. Metodat për mbrojtjen fizike janë:– Përdorimi i kartave, që shërbejnë për identifikim me një çip, që mban të dhënat e përdoruesit si dhe nivelin e qasjes. – Senzorët biometrikë, të cilët identifikojnë karakteristikat fizike të përdoruesit, siç janë gjurmët e gishtave apo retina e syrit.Çështjet kryesore të sigurisë janë konfidencialiteti, integriteti, disponueshmëria dhe autenciteti. Qëllimi i konfidencialitetit është mbrojtja e të dhënave nga persona të paautorizuar, si p.sh. në biznese. Kjo parandalon pjesët e paautorizuara të kuptojnë përmbajtjen e mesazhit. Konfidencialiteti mund të arrihet duke përdorur metodat e njohura të kodifikimit me sistemet e duhura të administrimit të çelësave.Aspekte të sigurisë së rrjeteveAktivitet:Kërkoni informacion në internet dhe tregoni disa nga zbatimet e IoT-it. kupton se si hashing-u mund të përdoret për të rritur sigurinë e të dhënave.Rrjetet e transmetimit të të dhënave janë të kërcënuara nga sulme të ndryshme, të cilët mund të jenë të brendshëm apo të jashtëm. Tregoni disa shembuj kërcënimesh për të cilat keni dëgjuar.Fig. 1. Pamje e sigurisë së një serveri 130

