Page 135 - Demo
P. 135


                                    Nxënësi/ja:titullNjë firewall është një pajisje sigurie rrjeti ose program kompjuterik që monitoron trafikun e rrjeteve hyrëse dhe dalëse. Ai vendos nëse duhet të lejojë ose të bllokojë trafikun specifik, bazuar në një grup të përcaktuar rregullash sigurie. Firewall-i e mbron kompjuterin nga disa lloje sulmesh. Për here të parë firewall-i i rrjetit është përdorur si një filtër paketash. Këta filtra shikojnë adresat e rrjetit dhe portat e paketave për të përcaktuar nëse duhet lejuar ose refuzuar.Firewall-i siguron qasje në sistem nëpërmjet portave të veçanta. Nëpërmjet tij reduktohet rreziku, edhe pse nuk është një siguri përfundimtare. Ato mbrojnë rrjetin nga sulme të ndryshme, të cilët mund të vijnë nga webserver-i ose porta të tjera. Firewall-i përcakton nëse duhet të kalojnë të dhënat në kompjuterin tonë apo duhen penguar, siç jepet në figurën 1.4.11Firewall-iAktivitet:Kërkoni informacion në internet dhe tregoni disa nga zbatimet e Shikoni fig. 1. A mund të shpjegoni ndërtimin e kësaj skeme? Cili është funksioni i router-it IoT-it.dhe firewall-it në këtë skemë? Çfarë të dhënash kalojnë në linjën ngjyrë të gjelbër?Nxënësi/ja: kupton administrimin e sigurisë operacionale, përfshirë monitorimin dhe kontrollin e trafikut hyrës dhe dalës nëpërmjet firewall-eve.Fig. 1Fig. 1. Firewall Një firewall ka detyrë të:• bllokojë portat që nuk nevojiten aktualisht;• bllokojë trafikun inbound/outbound (përveç trafikut të specifikuar në rregulla);• bëjë ndarjen e rrjetit publik (internetit) nga ai privat;• mbrojë kompjuterat nga ndërhyrjet dhe sulmet;• fshehë burimet e rrjetit dhe përmasat e vërteta të rrjetit.PërdoruesiMalwareRrjeti i jashtëm FirewallLidhje të pasigurtaInternet133
                                
   129   130   131   132   133   134   135   136   137   138   139