Page 136 - Demo
P. 136


                                    TEMATIKA 4 TRANSMETIMI I TË DHËNAVE, RRJETET DHE INTERNETIPROVO VETEN1. Çfarë është një firewall?2. Cilat janë përdorimet e firewall-it?Një firewall mund të prezantohet në dy mënyra: si hardware dhe si software:	Hardware. Fabrikuesit kryesorë të tyre janë Cisco, Juniper etj.	Software. Ato janë të përfshirë në sistemin e operimit ose mund të ofrohen nga një palë e tretë.Një nga metodat e mbrojtjes hardware dhe software për filtrimin e trafikut është filtri i paketave. Ai ekzaminon çdo paketë IP dhe përdor rregulla për autorizimin ose ndalimin e kalimit. Këto rregulla bazohen mbi treguesin e burimin, destinacionit, portën e burimit dhe destinacionit.  Disa këshillaNëse përdorni kompjuter në shtëpi, hapi më i efektshëm dhe më i rëndësishëm që mund të merrni për të mbrojtur kompjuterin tuaj është të aktivizoni një firewall.Nëse keni më shumë se një kompjuter të lidhur në shtëpi ose nëse keni një rrjet të vogël zyre, është e rëndësishme të mbroni çdo kompjuter. Ju duhet të keni një firewall hardware (si një router) për të mbrojtur rrjetin tuaj, por gjithashtu duhet të përdorni një firewall software në secilin kompjuter për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së një virusi në rrjetin tuaj, nëse një nga kompjuterat infektohet. Shënim: Një firewall është një pjesë e rëndësishme dhe e domosdoshme sigurie, por nuk mund të pritet të kryejë të gjitha funksionet e kërkuara të sigurisë. Ai nuk mund të bllokojë viruse email-i ose mashtrimet phishing. Fig. 2. Firewall hardwareFig. 3. Përdorimi i Firewall softwareRrjeti publikInternetFirewall hardware Zakonisht pjesë e ruteritRrjet publikKompjuter me firewall softwareRrjet privatRrjet privat134
                                
   130   131   132   133   134   135   136   137   138   139   140