Page 137 - Demo
P. 137


                                    Nxënësi/ja:titullNxënësi/ja: Çfarë është kriptimiKriptimi është procesi i konvertimit të të dhënave të tekstit të thjeshtë në një formë alternative, të palexueshme nga njerëzit e zakonshëm, i njohur si teksti shifror. Megjithatë, vetëm përdoruesit e autorizuar mund ta deshifrojnë tekstin e shifruar në tekst të qartë për të hyrë në informacion.Ekzistojnë dy lloje të kriptimit në përdorim të gjerë: kriptimi simetrik dhe asimetrik. Këta emra simbolizojnë nëse i njëjti çelës mund të përdoret për proceset e kriptimit dhe deshifrimit.Çelësi publik – Është njësoj si numri i llogarisë suaj bankare. Ju mund ta ndani këtë me këdo.Çelësi privat – Është si PIN-i juaj i ATM-së. Ju nuk duhet ta ndani këtë me askënd. Kriptimi simetrikKriptimi simetrik është procesi i konvertimit të tekstit të thjeshtë në tekst shifror dhe anasjelltas, duke përdorur të njëjtin çelës. Në kriptografi, termi çelës i referohet një vlere numerike të përdorur nga një algoritëm për të ndryshuar informacionin, duke e bërë atë të lexueshëm vetëm nga individët që kanë çelësin për ta kthyer atë në versionin fillestar. Administrimi i çelësave nënkupton si dhe kujt i jepen çelesat. Kriptografët, në fillim, për kodimin përdornin algoritma të thjeshtë, si p.sh. algoritmet simetrike, ku për kodimin dhe dekodimin përdoret vetëm një çelës (fig. 1). Kodifikimi i të dhënave 4.12Aktivitet:Kërkoni informacion në internet dhe tregoni disa nga zbatimet e Kriptografia është shkenca që studion metodat për kodimin dhe transmetimin e IoT-it.informacineve duke maskuar kuptimin e mesazheve. Në këtë mënyrë, nëse dikush mund të futet në rrjet dhe të marrë informacionet, ai nuk do të jetë në gjendje t'i lexojë ato. Sigurimi i mesazheve nëpërmjet kriptografisë daton që para erës sonë. Perandori romak Julius Caesar është i pari që njihet në histori, i cili ka përdorur kriptografinë për të dërguar mesazhe te gjeneralët e tij. Bëni një hulumtim në internet mbi përdorimin e kriptografisë, kur ka pasur një ndikim rrënjësor në historinë botërore. kupton bazat e kriptografisë duke përfshirë mangësitë dhe përparësitë e kodifikimit simetrik me çelësa publikë;  kupton ndryshimin midis kodifikimit simetrik dhe asimetrik në kuadër të fuqisë dhe sigurisë së ofruar.InternetFig. 1 Kriptimi me çelës simetrikKriptimiTeksti Origjinal Teksti i koduar Teksti OrigjinalÇelës simetrikÇelës simetrikDekriptimi135
                                
   131   132   133   134   135   136   137   138   139   140   141