Page 138 - Demo
P. 138


                                    TEMATIKA 4 TRANSMETIMI I TË DHËNAVE, RRJETET DHE INTERNETIPROVO VETEN1. Jep përkufizimin e kriptimit dhe dekriptimit dhe pse përdoren?2. Ku ndryshon kriptimi me çelës simetrik nga ai me çelës publik?3. Plotëso tabelënEmërtimi Avantazhet DisavantazhetKriptimi simetrikKriptimi asimetrikPërparësitë dhe mangësitë e kriptimit simetrik jepen në tabelën e mëposhtme.Përparësitë dhe mangësitë e kriptimit asimetrik jepen në tabelën e mëposhtme.Përparësitë e kriptimit simetrik Mangësitë e kriptimit simetrikNjë përparësi kryesore e kriptimi simetrik është shpejtësia e tij, sepse çelësat janë shumë të shkurtër dhe procesi i përgjithshëm ështëshumë i shpejtë.Një mangësi kryesore e përdorimit të kriptimit simetrik është përdorimi i të njëjtit çelës. Ky çelës ndahet ndërmjet dërguesit dhe marrësit. Ai shton shpenzimet e përgjithshme, të tilla si: ruajtja e sigurt e çelësit dhe mbajtja e tij e sigurt gjatë transmetimit.Përparësitë e kriptimit asimetrik Mangësitë e kriptimit asimetrikKriptimi asimetrik konsiderohet më i sigurt, pasi nuk përfshin ndarjen e çelësave. Një përdorues nuk e zbulon (ose ndan) kurrë çelësin e tij privat.Kriptimi asimetrik kërkon më shumë kohë sesa kriptimi simetrik, prandaj është një proces më i ngadalshëm. Sidoqoftë, kjo nuk është një pengesë e madhe dhe përdoret gjerësisht për të kriptuar të dhënat kur siguria është shqetësimi kryesor. Kriptimi asimetrikNë një shkallë më të lartë vështirësie përdoret algoritmi asimetrik, i cili përdor dy çelësa, të cilët lidhen me njëri-tjetrin me relacione matematikore: një çelës publik, që përdoret nga të gjithë për kodimin e mesazheve, që do të dërgohen dhe një çelës privat, që i duhet përdoruesit për ta rikthyer mesazhin në formën fillestare (deshifrimin e mesazheve), si në fig. 2.Procesi i kriptimit dhe deshifrimit funksionon në mënyrë të tillë:Çelësat privatë mbahen sekret nga dërguesit dhe marrësit për të kriptuar/deshifruar mesazhet.Vetëm çelësat publikë ndahen në të gjithë publikun në përgjithësi.Fig. 2 Kriptimi me çelës publikKriptimiTeksti Origjinal Teksti i koduar Teksti OrigjinalÇelës publikÇelës privatDekriptimi136
                                
   132   133   134   135   136   137   138   139   140   141   142