Page 139 - Demo
P. 139


                                    Nxënësi/ja:titullSoftware, studim i fizibilitetit, SDLC, Waterfall, Agile, ndërveprimi kompjuter-njeri (HCL), ndërfaqet CLI, GUI, të dhëna normale, ekstreme, të pavlefshme, wireframes. Koncepte kyçe: Në këtë tematikë nxënësit/et do të mësojnë që software-t janë të shumëllojshme dhe varen nga qëllimi për të cilin ato krijohen duke analizuar karakteristikat e tyre, faktorët që ndikojnë në zhvillimin e tyre, si dhe etapat e zhvillimit të software-ve. Ata/ato do të mësojnë që gjatë fazës së krijimit të një software përdoren diagramat e strukturës, flowchart-et, pseudokodi si dhe do të njihen me modelet e zhvillimit të software-ve, konceptet bazë të ndërveprimit kompjuter-njeri (HCI) si dhe karakteristikat e stileve të ndryshme të ndërfaqes së përdoruesit, si CLI, GUI etj. Gjithashtu nxënësit/et do të mësojnë se të gjithë software-t, para se të shpërndahen për përdorim, kalojnë fazën e testimit duke përdorur lloje të mdryshme të dhënash, si dhe shoqërohen me udhëzues përdorimi. Më tej ata/ato do të njihen me konceptin e abstraksionit në hardware-t dhe software-t, lidhjen midis abstraksionit, ndërfaqes dhe zbatimit, si dhe përdorimin e elementeve të programimit për të zbatuar zgjidhje me shumë nivele.Tematika 5Zhvillimi iaplikacioneve,software-ve dhesistemeve137
                                
   133   134   135   136   137   138   139   140   141   142   143