Page 141 - Demo
P. 141


                                    TEMATIKA 5 ZHVILLIMI I APLIKACIONEVE, SOFTWARE-VE DHE SISTEMEVE Karakteristikat e software-veIndividë të ndryshëm i gjykojnë software-t në baza të ndryshme. Kjo vjen për shkak se ata janë të përfshirë me software-in në mënyra të ndryshme. Për shembull përdoruesit duan që software-i të zbatohet sipas kërkesave të tyre. Në mënyrë të ngjashme zhvilluesit e përfshirë në dizenjimin, kodimin dhe mirëmbajtjen e software-it e vlerësojnë atë duke e shikuar në karakteristikat e tij të brendshme, përpara se ta dorëzojnë atë te përdoruesi. E rëndësishme është që dizenjuesit të kuptojnë mirë se çfarë kërkon përdoruesi. Figura 1 jep një shembull se si ndryshon kërkesa e përdoruesit nga produkti që realizohet, kur palët nuk kuptohen. Karakteristikat e software-it klasifikohen në gjashtë përbërës kryesorë:• Funksionueshmëria, që i referohet shkallës së performancës së software-it kundrejt qëllimit për të cilin është krijuar.• Besueshmëria, i referohet aftësisë së software-it për të ofruar funksionueshmërinë e dëshiruar në kushtet e dhëna.• Përdorshmëria, i referohet asaj se deri në çfarë mase software-i mund të përdoret me lehtësi.• Efikasiteti, i referohet aftësisë së software-it për të përdorur burimet e sistemit në mënyrën më efektive.• Mirëmbajtja, i referohet lehtësisë me të cilën mund të bëhen modifikime në një sistem software për të zgjeruar funksionueshmërinë e tij, për të përmirësuar performancën e tij ose për të korrigjuar gabimet.• Transportueshmëria, i referohet lehtësisë me të cilën zhvilluesit e programeve mund të transferojnë software-in nga një platformë në tjetrën, pa ose me pak ndryshime. Në terma të thjeshtë, ai i referohet aftësisë së software-it për të funksionuar siç duhet në platforma të ndryshme hardware dhe software pa bërë asnjë ndryshim në të.Përveç karakteristikave të lartpërmendura, qëndrueshmëria dhe integriteti janë gjithashtu të rëndësishme. Qëndrueshmëria i referohet shkallës në të cilën programi mund të vazhdojë të funksionojë, pavarësisht nga dhënia e të dhënave të pavlefshme, ndërkohë që integriteti i referohet shkallës së pengimit të qasjes së paautorizuar në software apo të dhëna. Klasifikimi i software-itProgramet mund të aplikohen në fusha të panumërta, si biznesi, arsimi, sektori social dhe fusha të tjera. Programet janë projektuar për t'iu përshtatur disa qëllimeve specifike, siç janë përpunimi i të dhënave, ndarja e informacionit, komunikimi dhe kështu me radhë. Ato mund të klasifikohen sipas vargut të potencialit të aplikacioneve. Këto klasifikime janë renditur më poshtë:• Software system. Kjo klasë e software-ve administron dhe kontrollon operacionet e brendshme të një sistemi kompjuterik. Ai është një grup programesh, i cili është përgjegjës për përdorimin e burimeve kompjuterike në mënyrë të efektshme. Për shembull një sistem operativ është një software sistemesh, i cili kontrollon hardware-in, administron funksionet e kujtesës dhe shumëfishimit, por dhe vepron si një ndërfaqe midis programeve të aplikimit dhe kompjuterit.• Software në kohë reale. Kjo klasë e software-ve vëzhgon, analizon dhe kontrollon ngjarjet e botës reale, siç ndodhin. Në përgjithësi një sistem në kohë reale garanton një përgjigje ndaj një ngjarjeje të jashtme brenda një periudhe të caktuar kohe. Një shembull i software-it në kohë reale është software-i i përdorur për parashikimin e 139
                                
   135   136   137   138   139   140   141   142   143   144   145