Page 142 - Demo
P. 142


                                    TEMATIKA 5 ZHVILLIMI I APLIKACIONEVE, SOFTWARE-VE DHE SISTEMEVEPROVO VETEN1. Cilat janë karakteristikat e software-ve?2. Nëse një kompani kërkon të krijojë një sistem informacioni për prenotimin e fluturimeve ajrore të klientëve, në cilin grup të software-ve bën pjesë programi i krijuar?motit, që mbledh dhe përpunon parametra si temperatura dhe lagështia nga mjedisi i jashtëm për të parashikuar motin. Shumica e organizatave të mbrojtjes në të gjithë botën përdorin software-in në kohë reale për të kontrolluar pajisjet e tyre ushtarake.• Software biznesi. Kjo klasë e software-ve përdoret gjerësisht në fushat ku administrimi dhe kontrolli i aktiviteteve financiare është me rëndësi të madhe. Përbërësi themelor i një software-i biznesi përfshin listën e pagave, inventarin dhe software-in e kontabilitetit, që lejon përdoruesin të ketë të dhëna të rëndësishme nga baza e të dhënave. Këto aktivitete kryhen zakonisht me ndihmën e software-it të specializuar të biznesit që lehtëson kuadrin efikas në operacionet e biznesit dhe në vendimet e administrimit.• Inxhinieria dhe software-i shkencor. Kjo klasë e software-it është shfaqur si një mjet i fuqishëm në kërkimin dhe zhvillimin e teknologjisë së gjeneratës së ardhshme. Aplikime të tilla, si studimi i trupave qiellorë, aktiviteteve sizmike dhe programimi i një rruge orbitale për anijet hapësinore janë shumë të varura nga inxhinieria dhe software-i shkencor. Ky softwareështë projektuar për të kryer llogaritje të sakta në të dhënat e ndërlikuara numerike, që janë marrë në mjedis në kohë reale.• Software-i i inteligjencës artificiale (AI). Kjo klasë e software-ve përdoret kur teknika e zgjidhjes së problemeve është në natyrë jo-algoritmike. Këto probleme kërkojnë strategji specifike për zgjidhjen e problemeve që përfshijnë sistemin e ekspertëve, njohjen e modelit dhe teknikat e lojës. Roli i software-it të inteligjencies artificiale është shtimi i shkallëve të caktuara të inteligjencies në automatizimin e pjesëve mekanike për të arritur punën e dëshiruar në një mënyrë të shpejtë.• Software me bazë në internet. Kjo klasë e software-ve vepron si një ndërfaqe midis përdoruesit dhe internetit. Të dhënat në internet janë në formatin e tekstit, audios ose videos, të lidhura me hyperlink-e. Shfletuesi i internetit është një software që tërheq faqet nga interneti. Ai përfshin udhëzime të ekzekutueshme, të shkruara në gjuhë të veçanta të shkrimit, si CGI ose ASP. Përveç ofrimit të navigimit në web, ky software, gjithashtu, ndihmon edhe me karakteristika të tjera që janë të dobishme gjatë kërkimit në internet.• Software kompjuterik personal (PC). Kjo klasë e software-ve përdoret për përdorim zyrtar dhe personal. Tregu i software-ve personale kompjuterike është rritur përgjatë dy dekadave të fundit; nga redaktuesi normal i tekstit në përpunuesin e fjalëve dhe nga një vizatim i thjeshtë në një softwaretë avancuar të redaktimit të imazhit. Ai përdoret pothuajse në çdo fushë, pavarësisht nëse është sistemi i administrimit të bazës së të dhënave, të paketave financiare dhe kontabilitetit ose software-i me bazë multimedia. Ai është shfaqur si një mjet i gjithanshëm për aplikimet e zakonshme. 140
                                
   136   137   138   139   140   141   142   143   144   145   146