Page 143 - Demo
P. 143
Nxënësi/ja:Realizueshmëria është përcaktuar si masë praktike, kur një projekt mund të kryhet me sukses. Për të vlerësuar realizueshmërinë bëhet një studim i fizibilitetit, i cili përcakton nëse zgjidhja e konsideruar për të përmbushur kërkesat është praktike dhe e zbatueshme në software. Gjatë studimit të fizibilitetit merren parasysh informacione të tilla, si disponueshmëria e burimeve, vlerësimi i kostos për zhvillimin e software-it, përfitimet e software-it tek organizata, pasi të jetë zhvilluar dhe sa do të jetë kostoja e mirëmbajtjes së tij. Qëllimi i studimit të fizibilitetit është të përcaktojë arsyet për zhvillimin e software-it që do të thotë se sa ai është i pranueshëm për përdoruesit, sa është i adaptueshëm për të ndryshuar dhe përshtatur me standardet e vendosura. Një pjesë e inicimit të një projekti të zhvillimit të software-it është të bëjë një kontroll real për të përcaktuar nëse projekti ka kuptim apo jo. Qëllimi kryesor i programuesve duhet të jetë të përcaktojnë zgjidhjen më të mirë të zbatimit për projektin, nëse ka dhe të shpjegojnë pse është më e mira.5.2 Faktorët që ndikojnë në zhvillimin e software-veAktivitet:Kërkoni informacion në internet dhe tregoni disa nga zbatimet e IoT-it. kupton që realizueshmëria e një projekti të zhvillimit të software-ve duhet të vlerësohet nga perspektiva operacionale, ekonomike, teknike, legale dhe faktori njerëzor.Ju mund të pyesni përse propozohen kaq shumë procese zhvillimi të software-ve, përse ato janë të ndërtuara në një mënyrë të caktuar apo pse ne kemi nevojë për procese të zhvillimit të tyre. Përgjigjja e thjeshtë është se zhvillimi i software-it është i vështirë dhe proceset zhvillimore konsiderohen si një mënyrë për të administruar rrezikun e gabimit: në vitin 2004 kostoja totale e sistemeve të informacionit të dështuara në Bashkimin Evropian ishte rreth 142 miliardë euro. Ndërsa një studim tjetër i vitit 2008 tregon se për 214 projekteve të mëdha të TI-së 23.8% janë anuluar para dorëzimit dhe prej atyre që kanë përfunduar, 42% kanë mbijetuar për sa i përket kohës dhe kostos. Pra, pse zhvillimi i software-it është kaq i vështirë? Si mendoni ju, cilët janë faktorët që ndikojnë në zhvillimin e software-ve?Identifikimi ialternativave tëzbatimitPërcaktimi irealizueshmërisëekonomikePërcaktimi irealizueshmërisëteknikePërcaktimi ioperacionevePërcaktimi irealizueshmërisëpolitike Faktorët që ndikojnënë Zhvillimin esoftware-itfig. 1Studimi i fizibilitetit duhet të tregojë: 1. alternativat e zbatimit,2. fizibilitetin ekonomik,3. fizibilitetin teknik,4. fizibilitetin operacional,5. fizibilitetin politik.141

