Page 144 - Demo
P. 144
TEMATIKA 5 ZHVILLIMI I APLIKACIONEVE, SOFTWARE-VE DHE SISTEMEVEIdentifikimi i alternativave të zbatimit. Hapi i parë i kryerjes së një studimi të fizibilitetit është identifikimi i alternativave të mundshme të zbatimit për projektin tuaj. Në kundërshtim me mendimin e zakonshëm, gjithmonë ekzistojnë disa opsione për zbatimin e një aplikacioni. Gjëja e rëndësishme është identifikimi i disa alternativave të besueshme për projektin tuaj në mënyrë që ju të mund të vlerësoni dhe pastaj t’i krahasoni ato për të zgjedhur më të mirën për organizatën tuaj.Përcaktimi i realizueshmërisë ekonomike. Gjatë vlerësimit të fizibilitetit ekonomik të një alternative zbatuese, pyetja themelore të cilës po përpiqeni t’i përgjigjeni është: “a ka projekti një kuptim financiar?” Ju e bëni këtë duke kryer një analizë kosto/përfitim, e cila, siç sugjeron emri i saj, krahason kostot e plota/reale të aplikimit për përfitimet e saj të plota/të vërteta financiare. Alternativat duhet të vlerësohen në bazë të kontributit të tyre në rrjedhën e parasë neto, në shumën me të cilën përfitimet tejkalojnë kostot, sepse objektivi kryesor i të gjitha investimeve është përmirësimi i performancës së përgjithshme organizative.Tabela 1 rendit disa nga kostot dhe përfitimet e mundshme që mund të grumbullohen nga një projekt i software-it. Megjithëse lista nuk është gjithëpërfshirëse, ajo është një tregues për faktorët që duhet të merrni parasysh gjatë vlerësimit të fizibilitetit ekonomik të një aplikacioni. Tabela përfshin si faktorët cilësorë (kostot ose përfitimet), që janë subjektiv në natyrë dhe faktorët sasiorë (kostot ose përfitimet), për të cilat mund të identifikohen lehtë vlerat monetare. Tab.1. Shpenzimet e mundshme dhe përfitimet e projekteve të software-itLloji Shpenzimet Përfitimetsasiore -Përmirësimet hardware/software.-Kosto e plotë e punës.-Kosto e mbështetjes për aplikimin.-Shpenzimet e pritura operacionale.-Kosto e trajnimit për përdoruesit që të mësojnë aplikimin.-Kosto e trajnimit të zhvilluesve në përditësimet e teknologjive.-Ulen kostot operacionale.-Ulen kostot e personelit nga reduktimi i stafit.-Rriten të ardhurat nga shitjet e shtuara të produkteve/shërbimeve të organizatës. cilësore -Rritja e pakënaqësisë së punëtorëve nga frika e ndryshimit.-Perceptimi negativ publik nga pushimet nga puna si rezultat i automatizimit.-Vendime të përmirësuara si rezultat i qasjes në informata të sakta dhe në kohë.-Rritja e konkurrencës sjell përmirësimin i produkteve ekzistuese dhe futjen produkteve të reja. -Perceptim pozitiv publik që organizata është inovatore.142

