Page 146 - Demo
P. 146


                                    Nxënësi/ja:5.3 Cikli i zhvillimit të software-itGjatë krijimit të një software-i të ri është e zakonshme që programuesi do të punojë duke kaluar nëpër faza të ndryshme, që e gjithë kjo përbën atë që quhet cikli i jetës së zhvillimit të software-it (SDLC -Software Development Life Cycle). Ai përbëhet nga një plan i detajuar që përshkruan se si të zhvillohet, mirëmbahet dhe zëvendësohet software-i specifik. Brenda secilës fazë kryhen detyra të caktuara. Fazat kryesore të zhvillimit të tij janë: analiza, dizenjimi, zbatimi, testimi, dokumentimi dhe vlerësimi (fig. 1). AnalizaPuna fillon me identifikimin e problemit që lidhet me pyetjen: «Çfarë nuk duam?». Kjo fazë e SDLC-së ka të bëjë me marrjen e të dhënave nga të gjithë aktorët, përfshirë klientët, shitësit, ekspertët e industrisë dhe programuesit. Në këtë fazë mësohen pikat e forta dhe të dobëta të sistemit aktual me qëllim si të përmirësohen.Analiza është faza e parë e zhvillimit të software-it. Si fillim një analist i sistemeve duhet të përcaktojë:• qëllimin e software-it;• kërkesat funksionale të software-it.Qëllimi i një software-i ka të bëjë me kërkesën se për çfarë do të përdoret ai. Kërkesat funksionale përcaktojnë inputet, proceset dhe rezultatet e punës së software-it.SupozimetËshtë shumë e rëndësishme që të përshkruhet qartë çdo supozim që është bërë përpara projektimit dhe zbatimit të aplikacionit. Supozimet shpesh janë specifike për detyrën në fjalë, por në përgjithësi kanë të bëjnë me:1. hardware-in e nevojshëm për të drejtuar software-in;Etapat e zhvillimit të software-veAktivitet:Kërkoni informacion në internet dhe tregoni disa nga zbatimet e Pronarët e një parku kërkojnë një program kompjuterik për të regjistruar numrin mesatar IoT-it.të vizitorëve në një javë. Një përdorues do të hyjë në numrin e përgjithshëm të vizitorëve për çdo ditë të javës. Programi pastaj duhet të prodhojë numrin mesatar të vizitorëve gjatë javës. Kërkesat funksionale paraqiten në tabelë: mëson etapat e ndryshme të cikleve të zhvillimit të software-i.Hyrja Përpunimi DaljaNumri i vizitorëve në një ditë Llogaritja e mesatares MesatarjaAnalizaProjektimiZbatimiTestimi DokumentimiVlerësimiFig. 1Shembulli i mësipërm tregon dallimin e qëllimit dhe kërkesave funksionale të software-it. A mund të tregoni cili është qëllimi i programit? Si mendoni ju, cilat janë etapat e tjera nëpër të cilat duhet të zhvillohet një software?144
                                
   140   141   142   143   144   145   146   147   148   149   150