Page 147 - Demo
P. 147
TEMATIKA 5 ZHVILLIMI I APLIKACIONEVE, SOFTWARE-VE DHE SISTEMEVE2. çdo shqetësim të pajtueshmërisë së software-it;3. nevojën për një lidhje interneti gjatë përdorimit;4. kompetencën e TIK-ut të grupit të përdoruesve për të cilët synohet të përdoret programi. ProjektimiNë fazën e projektimit programuesit do të marrin parasysh qëllimin dhe kërkesat funksionale të identifikuara gjatë fazës së analizës. Kërkesat funksionale do të përdoren për të krijuar një seri hapash që mund të konvertohen në kode gjatë zbatimit. Është e nevojshme që programuesi duhet të jetë në gjendje të lexojë, të kuptojë, të përshkruajë dhe të identifikojë secilën nga teknikat e mëposhtme të projektimit:• diagramet e strukturës,• flowcharts-et,• pseudocode.Gjithashtu është e nevojshme të krijohet projektimi për një problem të caktuar, duke përdorur një nga teknikat e mësipërme. Dizenjimi përfshin përshkrimin, konceptualisht, të një zgjidhjeje software që plotëson kërkesat e problemit. Zbatimi Zbatimi ka të bëjë me shkrimin e kodit të programit. Një pseudokod i mirë bën që faza e zbatimit të jetë relativisht e lehtë. Kodi zakonisht shkruhet në një gjuhë të nivelit të lartë.Faza e zbatimit përfshin:- Llojet dhe strukturat e të dhënave. Variablat ruhen në RAM, por është e nevojshme që programi të dijë llojin e të dhënave që secila variabël do të mbajë, që mund të jenë: integer, real, charachter, string, boolean. Strukturat lejojnë programuesit të ruajnë më shumë se një element ose vlerë së bashku.- Konstruksionet kompjuterike. Programuesit krijojnë një emër për një variabël, në mënyrë që ata të mund t’i referohen në vendndodhjen e ruajtjes dhe ta përdorin vlerën e mbajtur në të gjithë kodin burimor. Është e rëndësishme t’u jepni variablave emra kuptimplotë dhe të rëndësishëm, në mënyrë që të mund ta kuptoni dhe ta kujtoni qëllimin e tyre. Për shembull ju mund të kuptoni më shpejt se çfarë do të thotë një variabël e quajtur ‹rezultati›, se sa kur e quani vetëm ‘r’. Për të kryer llogaritjet, programuesit kompjuterik përdorin operatorët aritmetikë dhe operatorët string. Përzgjedhja, duke përdorur kushtet if, u lejon programeve të marrin vendime duke zgjedhur një veprim në varësi të vlerës së variablave të mbajtura në program.Përdorimi i konstruksioneve logjike (< ; > ; ≤ ; ≥ ; = ; ≠ ) do të thotë që ju mund të kontrolloni, nëse një ndryshore përmban një vlerë që plotëson ose nuk plotëson një kusht të caktuar. Ato janë shumë të dobishme, kur përdorni deklarata të kushtëzuara, siç janë deklaratat if. Operatorët logjikë mund të përdoren si pjesë e deklaratave të përzgjedhjes (AND, OR, NOT).- Specifikimi i algoritmeve. Algoritmet janë krijuar për të lejuar përdoruesit, që t’i tregojnë një kompjuteri se si të zgjidhin një problem. Testimi dhe dokumentimiQëllimi i testimit është parandalimi i dështimit të software-it. Ai përfshin testimin e programit në kushte të ndryshme për t’u siguruar se do të funksionojë. Përdorimi i të dhënave normale, të veçanta apo edhe ekstreme gjatë testimit si pjesë e një plani testues, do të zvogëlojë mundësinë e gabimeve të sintaksës, të logjikës dhe të ekzekutimit në kod. Gjatë fazës së testimit duhet menduar se cilat pajisje mund të përdoren dhe çfarë mund të shkaktojë rrëzimin e programit.145

