Page 148 - Demo
P. 148


                                    TEMATIKA 5 ZHVILLIMI I APLIKACIONEVE, SOFTWARE-VE DHE SISTEMEVEVlerësimiPërdorimi i përshtatshëm i strukturave koduese vlerësohet për të përcaktuar efikasitetin e software-it përsa i përket përdorimit të RAM-it. Software-i matet kundrejt kërkesave funksionale për të vlerësuar përshtatshmërinë ndaj qëllimit.Vlefshmëria dhe verifikimi ndonjëherë ngatërrohen. Një mënyrë për të kuptuar dallimin mes tyre është të mendojmë për vlefshmërinë, duke iu drejtuar pyetjes: “A po e zgjidhim problemin e duhur?” dhe verifikimin si adresimin e pyetjes: “A po e zgjidhim problemin drejt?”.Shpërndarja (deployment)Pas testimit të suksesshëm produkti i është dorëzuar/shpërndarë konsumatorit për përdorim. Sapo produkti i jepet klientëve, ata së pari do të bëjnë testimin e programit. Nëse kërkohet ndonjë ndryshim ose nëse kapet ndonjë gabim, atëherë ata do ta raportojnë atë në ekipin inxhinierik. Sapo këto ndryshime të bëhen ose gabimet të jenë fiksuar, atëherë ndodh shpërndarja përfundimtare. Ai përfshin marrjen e zgjidhjes së zhvilluar në kontekstin e saj të funksionimit dhe përdorimit.MirëmbajtjaCikli i plotë i software-it përfshin edhe mirëmbajtjen, e cila siguron që zgjidhja të vazhdojë të adresojë problemin gjatë gjithë kohës që është në përdorim dhe merret me nxjerrjen nga përdorimi, kur përfundon ciklin e jetës. Sapo klientët fillojnë të përdorin sistemin e zhvilluar, atëherë shfaqen problemet aktuale dhe ato duhet të zgjidhen herë pas here. Ky proces, i cili merret me kujdesin për produktin e zhvilluar njihet si mirëmbajtje. Janë tre lloje tipike të mirëmbajtjes:• korrigjuese, e cila rregullon gabimet që janë zbuluar në program;• plotësues, e cila shton veçori të reja të programit;• adaptiv, e cila bën ndryshime në program për të marrë parasysh kushtet e reja, në mënyrë që programi të mund të punojë në sisteme të reja operative dhe hardware.IteracioniPasi përfundon një pjesë e programit, cikli iterativ i projektimit, zbatimit dhe testimit mund të përsëritet për pjesën tjetër të programit dhe kështu me radhë.Iteracioni nënkupton përsëritjen e një procesi. Në zhvillimin e software-it, ky term përdoret për të përshkruar fazat e përsëritura ose ato të rishikimit që mund të jenë punuar tashmë. Për shembull projektimi për pjesën e një programi mund të krijohet dhe pastaj të zbatohet. Çdo gabim i gjetur gjatë testimit mund të çojë në ndryshimin e pjesëve të projektimit dhe zbatimit përpara se të kryhet testimi i mëtejshëm. Fazat e projektimit dhe zbatimit mund të rishqyrtohen bazuar në rezultatet e tevstimit.Programet përdorin struktura kompjuterike, si ciklet dhe funksionet e paracaktuara, për të ndarë programin në seksione. Kjo i bën programet më kompakte, më të thjeshta në shkrim dhe mirëmbajtje.ProjektimiZbatimiTestimi Fig. 2PROVO VETEN1. Cilat janë etapat e zhvillimit të një software-i?2. Trego dallimin ndërmjet vlefshmërisë dhe verifikimit.3. Çfarë është iteracioni dhe përse shërben ai?146
                                
   142   143   144   145   146   147   148   149   150   151   152