Page 15 - Demo
P. 15
TEMATIKA 1 BOTA E KOMPJUTERITSa më shumë procesorë të jenë të pranishëm, aq më i madh është numri i detyrave që mund të përpunohen njëkohësisht. Kjo njihet si përpunimi paralel (Pipeline), pra dy procesorë të ndryshëm mund të kryejnë detyra të ndryshme në të njëjtën kohë. Në shumicën e rasteve procesorët multi-core janë shumë më të fuqishëm se sa bërthamat e vetme tradicionale për shkak se një proces tjetër mund të zbatohet në çdo bërthamë në po atë kohë. Kjo nuk është e mundur në një procesor të vetëm, sepse në një kohë të caktuar mund të ekzekutohet vetëm një proces.Kjo do të thotë se procesorët multi-core edhe pse mund të kenë shpejtësi më të ulët se sa procesorët me një bërthamë, mund të konkurrojnë me ta, pasi janë shumë më të fuqishëm, pra përmbushin më shumë detyra. Për shembull, procesori quad-core i5 2.4 GHz është më i fuqishëm se një procesor Pentium 3 GHz, i cili ka një procesor të vetëm.CacheMemoria Cache në sistemet kompjuterike përdoret për të përmirësuar performancën e sistemit. Një cache është një bllok i vogël i kujtesës i ndërtuar drejtpërdrejt mbi procesorin. Zakonisht udhëzimet dhe të dhënat më të përdorura ruhen në cache në mënyrë që ato të jenë afër. Memoria cache vepron në të njëjtën mënyrë si ajo RAM, do të thotë që ajo është e përkohshme. Kur sistemi është mbyllur, përmbajtja e memories cache fshihet. Sa më i madh cache-i, aq më shpejt udhëzimet dhe të dhënat e përdorura mund të merren nga procesori dhe të përdoren.PROVO VETEN1. Cilët janë faktorët që ndikojnë në shpejtësinë e CPU-së?2. Shpjego sa udhëzime mund të kryejë CPU-ja në të njëjtën kohë.3. Përse shërben kujtesa cache?4. Në tabelë janë dhënë tre lloje kompjuterash. Sipas të dhënave cili nga llojet ka performancë më të mirë?Tipi A Tipi B Tipi CIntel Core i3-2100 3.1 GHz4 GB RAM1 TB HDDnVidia GT 440 2GB DDR3Intel Core i7-950 3.06 GHz8 GB RAM1 TB HDDnVidia GTX560 1GB GDDR5Intel Pentium G530 2.40 GHz2 GB DDR3 RAM500 GB HDDKartë grafike të integruarCPU Cache Memorja kryesoreShpejtësi e vogëlShpejtësi e madhe13

