Page 150 - Demo
P. 150
TEMATIKA 5 ZHVILLIMI I APLIKACIONEVE, SOFTWARE-VE DHE SISTEMEVENë këto kërkesa shprehim në mënyrë shumë të qartë dhe të saktë se çfarë merr programi në hyrje, çfarë veprimesh kryhen me të dhënat hyrëse (përpunimi) dhe çfarë nxjerr në dalje. Vetëm pasi kërkesat funksionale të jenë bërë shumë të qarta, atëherë kalohet te hap i dytë.2. Dizenjimi (apo skicimi) i zgjidhjes. Në këtë hap tregohet se si do të përpunohen të dhënat për të nxjerrë rezultatin ose e thënë ndryshe, për të zgjidhur problemin. Diagrama dhe pseudokodi përfaqsojnë dy mënyra të ndryshme për të treguar zgjidhjen e problemit. Diagramat e bëjnë më të lehtë perceptimin e zgjidhjes së problemit, por nëse zgjidhja është e ndërlikuar, diagramat nuk janë më efikase. Në të tilla rastet, kryesisht, përdoren pseudokodet. Figura 3 tregon një qasje për të krijuar një skicë, që bazohet në qëllimin dhe kërkesat funksionale të treguara më sipër.Diagrami i strukturës i paraqitur më poshtë është një skicë alternative për të njëjtin problem. Këtë herë përdoret si pjesë e zgjidhjes një deklaratë përzgjedhjeje (fig. 4).ProblemiGjej totalin e 10 numravePërsërit 10 herë TotaliMerr numrin Përsërit derisa numri >=0ANDnumri <=100 A është numri më i vogël se 0 OR më i madh se 100?Mblidh numrin me totalinMerr numrinShfaq mesazh gabimi, numri duhet të jetë ndërmjet 0 dhe 100PO JOProblemiGjej totalin e 10 numrave Përsërit 10 herë TotaliMerr numrinDerisa numri<0OSEnumri>100Mblidh numrin me totalinShfaq mesazh gabimi, numri duhet të jetë ndërmjet 0 dhe 100Merr numrinFig. 3Nga ky shembull themi që procesi më i thjeshtë për ndërtimin e një programi software kërkon këto faza:• paraqitjen e problemit për të cilin do të ndërtohet programi software;• shkrimin e kërkesave funksionale;• shkrimin e digramës/pseudokodit për përmbushjen e kërkesave funksionale;• zhvillimin e kodit në bazë të pseudokodit;• testimin e programit në lidhje me saktësinë dhe plotësimin e kërkesave funksionale.Dokumentimi i hapaveSecila nga fazat e procesit për krijimin e programit kërkon të dokumentohet. Dokumentimi nënkupton krijimin e një dokumenti në tekst, i cili sqaron me imtësi çdo hap. Ndonëse krijimi i tij është një fazë, e cila duket sikur nuk ka ndonjë rëndësi në krijimin e produktit software, faktikisht Fig. 4148

