Page 151 - Demo
P. 151
TEMATIKA 5 ZHVILLIMI I APLIKACIONEVE, SOFTWARE-VE DHE SISTEMEVEekseperienca ka treguar që është shumë i rëndësishëm. Dy arsyet kryesore për këtë janë:• Rregullat e biznesit. Klienti kërkon një program, i cili të përmbushë kërkesat e tij, kurse zhvilluesi i programit duhet t’i përmbushë ato. Një dokumentacion sa më i plotë aq më shumë lejon që kërkesat dhe mënyrat e zgjidhjes të jenë sa më të qarta midis të dy palëve. • Transferimi i njohurive te të tjerët. Në procesin e zhvillimit të softwareit zakonisht janë shumë njerëz të përfshirë, ku secili prej tyre kryen një detyrë specifike. Dokumentacioni lejon që secili ta kuptojë detyrën sa më mirë dhe të jetë në gjëndje të vazhdojë punën mbështetur në punën e realizuar të kolegëve të tij.Supozojmë që zhvilluesi i kodit për programin software të shembullit 1, lexon bllokskemën e figurës 1 dhe ndërton kodin e tij në gjuhën C. Në kod ai i deklaron numrat e futur si int (numra të plotë). Ashtu siç mund ta parashikoni, një program i tillë mbledh 10 numra natyror, po nëse përdoruesi i programit fut një numër me presje, programi do të shfaqë probleme. Në kërkesat funksionale përcaktohet që programi duhet të mbledhë 10 numra. Kjo nënkupton që numrat mund të jenë të plotë ose me presje. Një gabim i tillë mund të evidentohet nëse kodi i zhvilluesit është i mirëdokumentuar ose mund të shmanget, nëse i bashkëngjitet kërkesave funksionale një dokumentacion shtesë.PROVO VETEN1. Pronarët e një parku kërkojnë që të zhvillohet një program për të regjistruar numrin mesatar të vizitorëve në një javë. Një përdorues do të hyjë në numrin e përgjithshëm të vizitorëve për çdo ditë të javës. Programi pastaj duhet të prodhojë numrin mesatar të vizitorëve gjatë javës.• Përcakto se cilat janë kërkesat funksionale për problemin.• Shkruaj diagramën/pseudokodin për zgjidhjen e problemit.• Shkruaj kodin në një gjuhë programimi.2. Jepen kërkesat e mëposhtme për programin:• të futen emrat e përdoruesve për një klasë prej njëzet nxënësve;• t’i kërkojë një mësuesi të fusë emrin, mbiemrin dhe moshën e secilit nxënës;• të vërtetojë që mosha e futur të jetë midis pesë dhe tetëmbëdhjetë vjeç;• të afishojë një listë të emrave të përdoruesve për mësuesin.3. Plotëso kërkesat funksionale sipas pikave të lëna bosh.Hyrja Përpunimi Dalja1. Emri i nxënësit 1. Vërteto moshën 1.2. 2.3.Shkruaj pseudokodin në bazë të kërkesave funksionale.149

