Page 152 - Demo
P. 152
Nxënësi/ja:5.5Modelet e zhvillimit të software-veProcesi i zhvillimit të software-ve përcakton aktivitetet kryesore të zhvillimit dhe të sigurimit të cilësisë që duhet të kryhen në projekt. Ai është me të vërtetë thelbi i procesit të softwareit. Për shkak të rëndësisë së procesit të zhvillimit janë propozuar modele të ndryshme të tij. Cikli i zhvillimit të software-it është një udhëzues i përgjithshëm për fazat e nevojshme për zhvillimin e software-it. Ekzistojnë modele të ndryshme të tij, duke përfshirë Waterfall, V-shaped, incremental dhe agile. Nëse punoni në një projekt të zhvillimit të software-it, duhet të mendoni se cili është modeli më i mirë për ekipin.Modeli ujëvarë (Waterfall)Modeli ujëvarë është një proces sekuencial i projektimit, shpesh i përdorur në procesin e zhvillimit të software-ve, në të cilin progresi konsiderohet si një rrjedhë në mënyrë të vazhdueshme nga lart poshtë (si ujëvarë) përmes fazave të zhvillimit: Analiza, Projektimi, Zbatimi, Testimi dhe Mirëmbajtja (fig. 1). Në një model ujëvarë çdo fazë duhet të përfundojë para se të fillojë faza tjetër dhe nuk ka mbivendosje në faza. Modeli i ujëvarës ilustron procesin e zhvillimit të software-it në një rrjedhë lineare. Kjo do të thotë se çdo fazë në procesin e zhvillimit fillon vetëm nëse faza e mëparshme ka përfunduar. Për më tepër informacion: Prezantimi i parë i njohur i përshkrimit të përdorimit të fazave të ngjashme në inxhinierinë software u mbajt nga Herbert D. Benington, në Simpoziumin e Metodave të Avancuara të Programimit për Kompjuterët Digjital, më 29 qershor 1956. Ky prezantim bëhej rreth zhvillimit të software-it për SAGE. Në 1983 punimi (dokumenti) u ripublikua me një parathënie nga Benington, që vë në dukje se procesi nuk është në të vërtetë strikt nga lart-poshtë, por varej nga një prototip.Modelet e zhvillimit të software-ve Aktivitet:Kërkoni informacion në internet dhe tregoni disa nga zbatimet e Megjithëse fazat e zhvillimit të një software-i janë të njëjta, modelet që përdoren për IoT-it.zhvillimin e tyre ndryshojnë. Po cilat janë modelet kryesore të zhvillimit të software-ve? Ku ndryshojnë ato? Diskutoni me shokët në klasë. kupton ndryshimet midis modeleve të zhvillimit; mëson pikat e dobëta dhe të forta të secilës prej tyre; mëson ku zbatohen modelet e zhvillimit të software-ve.MirëmbajtjaTestimiZbatimiProjektimiAnaliza e kërkesaveFig.1150

