Page 153 - Demo
P. 153


                                    TEMATIKA 5 ZHVILLIMI I APLIKACIONEVE, SOFTWARE-VE DHE SISTEMEVEPërparësitë e këtij modeli janë: • E thjeshtë dhe e lehtë për t’u kuptuar, administruar dhe përdorur.• Fazat përpunohen dhe plotësohen një nga një.• Punon edhe për projekte më të vogla.• Fazat janë të përcaktuara qartë, procesi dhe rezultatet janë të dokumentuara mirë.• Çdo fazë e zhvillimit vazhdon në mënyrë strikte.Mangësi e zhvillimit të modelit ujëvarë është se nuk është një model shumë fleksibël. Ai nuk lejon shumë reflektim apo rishikim. Kur një aplikacion është në fazën e testimit, është shumë e vështirë të kthehesh prapa dhe të ndryshosh diçka që nuk ishte dokumentuar mirë apo menduar në fazën e konceptimit.Modeli i formës VModeli V është një model ku ekzekutimi i proceseve ndodh në mënyrë sekuenciale në një formë V. Gjithashtu njihet si modeli i Verifikimit dhe Vlerësimit. Modeli V është një zgjerim i modelit të ujëvarës dhe bazohet në kryerjen e një faze testimi për secilën fazë zhvillimi përkatëse. Kjo do të thotë se për çdo fazë të vetme në ciklin e zhvillimit, ekziston një fazë testimi e lidhur drejtpërdrejt me të. Ky është një model shumë i disiplinuar dhe faza tjetër fillon vetëm pas përfundimit të fazës së mëparshme. Zakonisht kërkohet që të futet një plan testimi në fazën e parë dhe secila fazë t’i nënshtrohet një testi rigoroz për të siguruar që është e mundur të kalosh në fazën e ardhshme (fig. 2). Modeli V i aplikimit është pothuajse i njëjtë me modelin ujëvarë, pasi të dy modelet janë të llojit vijues. Kërkesat duhet të jenë shumë të qarta para fillimit të projektit, sepse zakonisht është e shtrenjtë të kthehesh dhe të bësh ndryshime. Ky model përdoret në fushën e zhvillimit mjekësor, pasi është domosdoshmërisht një fushë e disiplinuar.KërkesatProjektimi në nivel të lartëProjektimi në nivel të ulët Njësi testimiTestimi i integrimitPranimi dhe testimi i sistemitZbatimiFig. 2Përparësi e modelit V është se kuptohet dhe zbatohet shumë lehtë. Thjeshtësia e këtij modeli e bën më të lehtë administrimin e tij. Mangësi është se ai nuk është fleksibël ndaj ndryshimeve dhe sidomos në rast se ka një ndryshim të kërkesës, që është shumë e zakonshme në botën e sotme dinamike. Si rrjedhim kostoja e ndryshimit është e madhe.151
                                
   147   148   149   150   151   152   153   154   155   156   157