Page 154 - Demo
P. 154
TEMATIKA 5 ZHVILLIMI I APLIKACIONEVE, SOFTWARE-VE DHE SISTEMEVEModeli përsëritës dhe në rritje (Iterative dhe Incremental)Procesi përsëritës fillon me një zbatim të thjeshtë të një nëngrupi të kërkesave të software-it dhe rritet në mënyrë të përsëritur, derisa sistemi i plotë me versionet evolutive të zbatohet. Në çdo përsëritje bëhen modifikime të dizajnit dhe shtohen funksione të reja të funksionueshme. Ekzistojnë shumë procese përsëritës dhe rritjeje, për shembull modeli spiral (Boehm, 1988) ose Procesi i unifikuar (Jacobson et al., 1999). Ato janë iterative sepse një ose më shumë aktivitete përsëriten dhe ato janë rritëse, sepse zhvillimi i software-it vijon nga një nëngrup i fillimit të kërkesave për më shumë dhe më shumë nënpjesë të plota, derisa të adresohet i tërë sistemi. Për këtë arsye një proces përsëritës dhe rritës përbëhet nga disa cikle të analizës, projektimit, zbatimit dhe testimit, ku secili siguron reagime për ciklin e ardhshëm, në të cilin arrihen nivelet më të përsosura dhe të zgjeruara të zhvillimit (fig. 3).ZbatimiZbatimiZbatimi Projektimi dhe zhvillimi testimitestimitestimiProjektimi dhe zhvillimiProjektimi dhe zhvillimiBlloku 1Blloku 2Blloku NKërkesatNë këtë model punohen më shumë se një version i software-it në të njëjtën kohë. Kjo prodhon në fillim një produkt pune bazë. Megjithatë kjo do të thotë që do të duhet të ktheheni te kodi dhe të kaloni nëpër ciklin e zhvillimit disa herë për çdo bllok, për të marrë produktin përfundimtar.Përparësia e këtij modeli është se ekziston një model pune i sistemit në një fazë shumë të hershme të zhvillimit, gjë që e bën më të lehtë gjetjen e defekteve funksionale ose të projektimit. Gjetja e gabimeve në një fazë të hershme të zhvillimit mundëson marrjen e masave korrigjuese me një buxhet të kufizuar.Mangësi e këtij modeli është se ai është i zbatueshëm vetëm për projekte të mëdha dhe të rënda të zhvillimit të software-it, për shkak se është e vështirë për të thyer një sistem të vogël të software-it në module të vogla të dobishme. Gjithashtu ai kërkon planifikim në nivel administrimi dhe teknik. Modeli përsëritës dhe rritës bëhet i pavlefshëm, kur ka kufizim kohor në orarin e projektit ose kur përdoruesit nuk mund të pranojnë produktet e shpërndara në faza.Modeli AgileModeli Agile është i ngjashëm me atë Incremental (rritës). Një version bazë i produktit prodhohet shpejt, ndërkohë që rishikohet dhe përditësohet disa herë. Këtu vihet theksi në marrjen e reagimeve nga publiku dhe përdoruesit për të përsosur dhe përmirësuar produktin. Puna është kthyer në “sprint” (një sprint mund të jetë disa ditë ose dy javë) për t’u përpjekur për të arritur versione të reja të produktit në fund të çdo sprinti.Fig. 3152

