Page 156 - Demo
P. 156
Nxënësi/ja:5.6Ndërveprimi kompjuter-njeri (zakonisht i njohur si HCI) merret me hartimin dhe përdorimin e teknologjisë kompjuterike, të përqendruar në ndërfaqet ndërmjet njerëzve (përdoruesve) dhe kompjuterave. Projektimi i sistemeve kompjuterike ndërvepruese ka një rëndësi të madhe, sepse e bën punën e përdoruesve më efektive, të lehtë dhe të kënaqshme dhe kështu njerëzit dhe shoqëria marrin përfitimet nga pajisjet me bazë llogaritjen.Hulumtuesit në fushën e HCI vëzhgojnë mënyrat me të cilat njerëzit ndërveprojnë me kompjuterat dhe projektojnë teknologji që të lejojnë njerëzit të bashkëveprojnë me ta në mënyra të reja. Si fushë e hulumtimit, ndërveprimi kompjuter-njeri gjendet në kryqëzimin e shkencave kompjuterike, shkencave të sjelljes, dizajnit, studimeve mediatike dhe disa fushave të tjera të studimit. Njerëzit bashkëveprojnë me kompjuterat në shumë mënyra. Ndërfaqja midis njerëzve dhe kompjuterëve është vendimtare për të lehtësuar këtë ndërveprim.Aplikacionet desktop, shfletuesit e internetit, kompjuterët në dorë dhe kabinat kompjuterike përdorin ndërfaqet grafike të përdoruesit (GUI) të sotëm. Ndërfaqet e përdorimit të zërit (VUI) përdoren për sistemet e njohjes dhe sintetizimit të fjalëve.Parimet e projektimit të një ndërfaqeje me përdoruesin:Gjatë vlerësimit të një ndërfaqeje të përdoruesit aktuale ose projektimit të një ndërfaqeje të re të përdoruesit, është e rëndësishme të mbani parasysh parimet e mëposhtme të projektimit eksperimental:Fokusimi i hershëm në përdorues dhe detyrat. Vendosni se sa përdorues janë të nevojshëm për të kryer detyrat dhe për të përcaktuar se cilët duhet të jenë përdoruesit e duhur. Dikush që Ndërveprimi kompjuter-njeriAktivitet:Kërkoni informacion në internet dhe tregoni disa nga zbatimet e Supozo se dëshiron të shtosh një tabelë në dokumentin Word që po përpunon. Ajo çfarë bën IoT-it.është se merr mouse-in, e rrëshket te hapësira e menuve, klikon menunë Insert duke shtypur butonin e majtë të mouse-it, më pas klikon Table dhe duke rrëshkitur mouse-in përzgjedh numrin e dëshiruar të rreshtave dhe shtyllave, klikon me të majtën dhe një tabelë shfaqet në faqen Word. Sapo ke ndërvepruar me kompjuterin nëpërmjet ndërfaqes që është siguruar për ty: mouse, tastierë dhe një menu përzgjedhjesh. Fig 1 tregon se si ndërvepron njeriu me kompjuterin në mënyrë skematike duke përdorur mouse-in.Trego forma të tjera (përveç mouse-it) se si ti ndërvepron në përditshmëri me pajisjet elektronike që të rrethojnë si: celulari, televizori, laptopi, lojërat elektronike, makineritë për pagesa (Pay&Go) apo të blerjes së biletave apo pijeve. kupton konceptet bazë të ndërveprimit kompjuter-njeri (HCI).Fig. 1154

