Page 158 - Demo
P. 158


                                    Nxënësi/ja:5.7A nuk mendoni se është më e lehtë të klikoni në një buton për të iniciuar një veprim të kompjuterit, sesa të shtypni komanda specifike në një linjë komande? Sigurisht që ekspertët e kompjuterit do të thonë që komanda është më komode, ndërsa fillestarët do të pranojnë se klikimi mbi butonat është mënyra më e lehtë për të trajtuar veprimet e kompjuterit. Kjo është arsyeja pse u krijuan ndërfaqet grafike të përdoruesit. Ato lehtësojnë reagimin e programeve kompjuterike.Një ndërfaqe përdoruesi, ndonjëherë e quajtur ndërfaqe kompjuter-njeri, trajton ndërveprimin ndërmjet përdoruesit dhe sistemit. Kur jeni para ekranit të kompjuterit që po vepron, gjithmonë përballeni me një ndërfaqe përdoruesi (UI). Kompjuteri pret që në një formë ose në tjetrën ju t’i jepni komanda se çfarë të bëjë. Përdoruesi duhet të dijë mënyrat që duhet të përdorë që ta bëjë kompjuterin të kryejë punë për të. Ka mënyra të ndryshme për të bashkëvepruar me sistemet kompjuterike të cilat kanë evoluuar gjatë viteve. Ekzistojnë tri lloje të ndërfaqeve të përdoruesit në pajisjet me ekran:1. Ndërfaqja e rreshtit të komandave CLI (command line interface), e cila përmban vetëm tekst.2. Ndërfaqja grafike GUI (graphical user interface), e cila gjithashtu përfshin imazhe (p.sh., dritaret, ikonat dhe menytë). 3. Ndërfaqja e drejtuar nga menuja MDI (Menu Driven Interface).Një kategorizim më i detajuar i ndan ndërfaqet në 5 lloje:Ndërfaqja e përdoruesve të programeveAktivitet:Kërkoni informacion në internet dhe tregoni disa nga zbatimet e Në kompjuterin tënd personal hap rreshtin e komandave (command prompt) duke klikuar si IoT-it.fillim te Start. Në hapësirën ku shkruhet për të kërkuar një program, shkruaj cmd dhe shtyp tastin Enter në tastierë. Do të shfaqet dritarja me anë të së cilës mund të ndërveprosh me kompjuterin me anë të komandave vetëm tekst. Ky ambient është pjesë e MS-DOS (Microsoft Disc Operating System), sistemi i parë operativ i zhvilluar nga Microsoft. Rreshti, ku kursori po pulson, është gati të marrë komanda nga ty. Rreshti normalisht ka formën: C:\\Users\\emër_përdoruesi >_, ku emër_përdoruesi është përdoruesi me të cilin keni hyrë në sistemin operativ Windows (fig. 1) dhe po ashtu një direktori. Po çfarë fjalësh mund të shkruash që kompjuteri të të kuptojë? Shtyp komandën Help dhe ekzekutoje duke shtypur tastin Enter. Mund të vëresh listën e komandave që ti mund t’i japësh kompjuterit. Shtyp komandën dir dhe ekzekutoje. Kjo të mundëson të shohësh përmbajtjen e direktorisë në të cilën ndodhesh. Shtyp komandën md prova dhe ekzekutoje. Duke shtypur dirmund të shikosh se komanda md ka krijuar një direktori të re me emrin prova.Shtyp komandën rd prova dhe ekzekutoje. Duke shtypur dirmund të shikosh se komanda rd e fshiu direktorinë prova.Realizo detyrat e mësipërme duke përdorur mouse-in dhe tastierën. Cila ju duket më e lehtë? kupton karakteristikat e stileve të ndryshme të ndërfaqes së përdoruesit, si atë të komanduar nga njeriu, WIMP, format dhe gjuhët natyrale.Fig. 1156
                                
   152   153   154   155   156   157   158   159   160   161   162