Page 159 - Demo
P. 159


                                    TEMATIKA 5 ZHVILLIMI I APLIKACIONEVE, SOFTWARE-VE DHE SISTEMEVENdërfaqja e përdoruesve të programeve • Rreshti i komandës (CLI). Ndërfaqet e rreshtit të komandës janë ndërfaqet më të vjetra të diskutuara këtu. Në këtë rast kompjuteri i përgjigjet komandave të shtypura nga operatori. Ky lloj i ndërfaqes ka mangësi se kërkon që operatori të mbajë mend një sërë komandash të ndryshme dhe nuk është ideale për përdoruesit e rinj.Të shtypni komandat nuk është aq e lehtë, sepse nuk mund të shkruani gjithçka, por vetëm fjalë shumë specifike, në mënyrë që kompjuteri të jetë në gjendje të kuptojë.Përparësitë Mangësitë-Më e shpejtë se çdo lloj tjetër ndërfaqeje përdoruesi.-Kushton pak, pasi mjafton të përdorësh një ekran me rezolucion të ulët.-Kërkon memorie të vogël. (RAM)-Kohë të shkurtër përpunimi.-Nuk ka nevojë për Windows. -Mund të jetë problem për njerëzit të cilët nuk dinë se si ta përdorin.-Ka shumë komanda për t’u mësuar.-Një gabim i vogël drejtshkrimor ju detyron të filloni nga fillimi.-Vetëm një gabim drejtshkrimor do ta bëjë udhëzimin të dështuar.• Ndërfaqja grafike e përdoruesit (GUI) nganjëherë njihet gjithashtu si WIMP, sepse përdor Windows, Icons, Menus dhe Pointers. Operatorët përdorin një pajisje treguese (një mouse, touchpad ose trackball) për të kontrolluar një tregues në ekran, i cili më pas ndërvepron me elementë të tjerë aty. Kjo lejon përdoruesin të bashkëveprojë me pajisjet përmes ikonave grafike dhe treguesve vizualë siç janë shënimet sekondare. Termi u krijua në vitet 1970 për të dalluar ndërfaqet grafike nga ato të bazuara në tekst, të tilla si ndërfaqet e rreshtit të komandës. Megjithatë, sot, pothuajse të gjitha ndërfaqet digjitale janë të llojit GUI. GUI i parë që doli në treg, u quajt PARC dhe u zhvillua nga Xerox. Pasi Steve Jobs pa ndërfaqen në Xerox gjatë një turneu, ai me ekipin e tij në Apple zhvilloi një sistem operativ me një dizajn të ngjashëm. SO me bazë GUI të Apple u përfshi me Macintosh dhe doli në treg vitin 1984. Microsoft lëshoi SO-in e tyre të parë të llojit GUI, Windows 1.0 në vitin 1985.Përparësitë Mangësitë-Është shumë e thjeshtë për t’u përdorur sidomos për fillestarët.-Nuk është nevoja për të mësuar komanda të ndërlikuara.-Siguron mjete ndihmëse për të lehtësuar punën e përdoruesit.-Merr përfitime nga WYSIWYG.-Lejon shkëmbimin e të dhënave ndërmjet aplikacioneve të ndryshme.-Kërkon më shumë hapësirë në harddisk se ndërfaqet e tjera.-Përdor më shumë fuqi përpunimi. -Për programuesit me eksperiencë mund të jetë një ndërfaqe e ngadaltë në krahasim me CLI.• Ndërfaqja e drejtuar nga menutë (MDI): Një ndërfaqe e drejtuar nga menuja përdoret zakonisht në makinat cash, të njohura edhe si makina të automatizuara (ATM), makina për shitjen e biletave (biletari) dhe kioska (kabina) informacioni (për shembull në një muze etj.). Ato sigurojnë një ndërfaqe të thjeshtë dhe të lehtë për t’u përdorur, të përbërë nga një seri menush dhe nënmenush, të cilat përdoruesi i përdor duke shtypur butonat, shpesh në një pajisje me ekran me prekje, si p.sh. telefonat celularë me prekje.157
                                
   153   154   155   156   157   158   159   160   161   162   163