Page 16 - Demo
P. 16


                                    Nxënësi/ja:1.4Llojet e procesorëve kupton dallimin ndërmjet llojeve të procesorëve dhe kujtesave; kupton funksionin e njësisë së përpunimit grafik (GPU).Pajisjet që tregohen në figurën 1, pavarësisht nga arkitektura e ndërtimit të tyre dhe detyrat e ndryshme që kryejnë, kanë të njëjtin funksion. Ky funksion është marrja e të dhënave nga pajisjet hyrëse, përpunimi dhe ruajtja e tyre si dhe dhënia e rezultatit te pajisjet dalëse. Përgjegjësit kryesor për përpunimin e informacionit janë CPU-ja dhe memoria. Si mendoni ju, a kanë të njëjtin lloj CPU-je si kompjuteri desktop ashtu dhe Laptopi apo Tableti? Po memoria e tyre a ndryshon? Diskutoni me shokët.Aktivitet:CPU-ja dhe memoria punojnë së bashku për të ekzekutuar programet, secila me detyrat e veta.• CPU-ja ekzekuton programet duke përdorur ciklin  fetch-decode-execute.• Memoria ruan operacionet dhe të dhënat e programit gjatë ekzekutimit të tij. Ka disa lloje memoriesh:  regjistrat, memoria e fshehtë (Cache), RAM-i dhe memoria virtuale.• Storage  ruan programet dhe skedarët afatgjatë, madje edhe kur ato nuk janë në përdorim. Pajisje të tilla si hard drive-t, memoriet shkopinj (USB) ose kartat SD përdoren për të ruajtur skedarë të tillë si: fotografi, muzikë, vidio dhe aplikacione software afatgjatë. Llojet e procesorëveArkitektura e Njësisë Qendrore të Përpunimit (CPU) ndikon në kapacitetin e kryerjes së detyrave nga kompjuteri. Duke u nisur nga mënyra se si dhe sa detyra kryejnë, procesorët i ndajmë në dy lloje kryesore: CISC (Complex instruction set computing) dhe RISC (Reduced instruction set computing).Procesorët CISCKanë aftësinë për të ekzekutuar mënyrat e adresimit ose operacionet me shumë hapa brenda një grupi udhëzimesh. Është arkitektura e CPU-së në të cilin një udhëzim kryen shumë operacione të nivelit të ulët. Për shembull, ruajtja e kujtesës, operacioni aritmetik dhe ngarkimi nga kujtesa.Fig. 114
                                
   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20