Page 160 - Demo
P. 160
TEMATIKA 5 ZHVILLIMI I APLIKACIONEVE, SOFTWARE-VE DHE SISTEMEVEPërparësitë Mangësitë-Nuk ka komanda për të mësuar apo mbajtur mend.-Hapat jepen hap pas hapi kështu që përdoruesit nuk i duhet të mbajë mend.-Edhe në qoftë se përdoruesi nuk di se çfarë të bëjë, zakonisht ai mund të hamendësojë rreth mënyrës së zgjedhjes.-Ndërfaqe të drejtuara nga menuja nuk duhet të jenë vizuale, ato mund të flasin (lehtësohet puna për përdoruesit që kanë probleme me shikimin).-Nuk kanë nevojë për sasi të mëdha të fuqisë përpunuese ose kujtesës.-Mund të jetë irrituese në qoftë se ekzistojnë shumë palete të menusë për të punuar (përdoruesit do të mërziten ose do të lodhen nëse zgjat shumë).-Shpesh nuk mund të shkoni në vendin e saktë që dëshironi. Ju duhet të punoni në mënyrën tuaj përmes paleteve të menusë edhe nëse e dini se ku doni të arrini.-Menuja mund të marrë një pjesë të madhe të ekranit, kështu që ju duhet të ktheheni rrotull, mbrapa dhe përpara në mes të aplikacioneve (n.q.s menuja është dizenjuar dobët, do të jetë e vështirë për t’u lexuar p.sh. shkrimi është shumë i vogël për njerëzit me shikim të dobët).PROVO VETEN1. Listo disa pajisje të jetës së përditshme të cilat përdorin ndërfaqe për të komunikuar me përdoruesin. Klasifikoji sipas llojit të ndërfaqes.2. Plotëso tabelën:Karakteristika Ndërfaqja grafike e përdoruesit (GUI)Ndërfaqja e rreshtit të komandës (CLI)ndërfaqja e drejtuar nga menuja (MDI)Lejon përdoruesin të shkruajë komanda.Është më i thjeshtë për t’u përdorur nga një përdorues fillestar.Përdor më pak memorie dhe fuqi përpunuese. Lejon të zgjidhni një opsion duke klikuar në ikonën që e përfaqëson atë.• Për më tepër informacioneShembuj të tjerë përfshijnë përdorimin në rritje të pajisjeve me prekje (siç janë telefonat celularë dhe tabletat), të gjesteve të tilla si pinching, për të zmadhuar dhe zvogëluar figurën. Disa lojëra konsol kanë filluar të përdorin ndërfaqe drejtuar nga gjesti. Wii ishte konsolae parë e tillë që përdor një kontrollues me dorë për të zbuluar gjestet. Kohët e fundit Xbox-i prezantoi një sistem të ngjashëm me SixthSense-in, që përdori një aparat fotografik për të zbuluar lëvizjen.• Një ndërfaqe e bazuar në formë përdor kutitë e tekstit, menutë zbritëse, zonat e tekstit, kutitë e kontrollit, kutitë e radios dhe butonat për të krijuar një formë elektronike, të cilën një përdorues e plotëson për të futur të dhënat në një sistem. Kjo zakonisht përdoret në faqet e internetit për të mbledhur të dhëna nga një përdorues ose në qendrat e thirrjeve për t›i lejuar operatorët të fusin shpejt informacionin e mbledhur përmes telefonit.• Një ndërfaqe e gjuhës natyrore: Një ndërfaqe e gjuhës natyrore është një ndërfaqe e të folurit, ku përdoruesi ndërvepron me kompjuterin duke biseduar me të. Nganjëherë referuar si një “ndërfaqe biseduese”, ajo simulon një bisedë me një kompjuter. Sistemet e gjuhës natyrore nuk janë zhvilluar mjaftueshëm për përdorim të gjerë. Zakonisht janë përdorur nga sistemet telefonike si një alternativë për përdoruesin. Duke shtypur butonat me numra përdoruesit mund të fusin përgjigjet e tyre në vend. Ky është lloji i ndërfaqes që përdoret nga aplikacioni popullor i iPhone i quajtur Siri dhe Cortana në Windows.• Një risi e kohëve të fundit në ndërfaqen e përdoruesit është ndërfaqja e drejtuar nga gjesti. Kjo ndërfaqe kontrollohet nga një njeri që bën gjeste fizike, të cilat më pas zbulohen nga kompjuteri. Ideja u diskutua në konferencën e TED (Technology, Entertainment, Design) nga Pranav Mistry, i cili shpiku pajisjen SixthSense, e cila përdor kamerat për të zbuluar lëvizjen njerëzore për të përcaktuar atë që përdoruesi dëshiron të bëjë.158

